06:29 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të ketë dhunë në protestën e opozitës? Belind Këlliçi zbulon porositë që kanë marrë drejtuesit e PD-së

17:48 | 08/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të ketë dhunë në protestën e opozitës? Belind Këlliçi zbulon porositë që kanë marrë drejtuesit e PD-së

‘’A do të ketë dhunë në protestën e tetë kombëtare të opozitës?”, kjo është një nga pyetjet që shtrohet gjerësisht gjatë ditës së sotme, duke iu referuar dhe një deklarate nga policia, se kishte indicie se kjo mund të ndodhte.

Për kreun e FRPD-së Belind Këlliçi, protesta e sotme do të jetë tërësisht paqësore, dhe një model nga pikëpamja e organizimit. I ftuar në studion e Fax News, Këlliçi u shpreh se të gjithë drejtuesit lokalë të PD-së janë porositur që të dokumentojnë çdo provokim ndaj qytetarëve, dhe të mbajnë nën kontroll ata.

Këlliçi tha se kjo nuk është një protestë për të rrëzuar Ramën dhe për të vënë në vendin e tij Bashën, por është një betejë për zgjedhje të lira dhe të pakontestuara.

“Protesta e sotme do të jetë madhështore, do të jetë paqësore, ashtu siç është bërë thirrje nga të gjithë funksionarët drejtues të Partisë Demokratike. Ju keni parë sesi kanë ardhur në protestë persona që nuk kanë asnjë lidhje me opozitën, dhe janë përzënë nga ana e qytetarëve. Ne jemi gjithmonë një forcë që ka në thelbin e saj rininë dhe demokracinë, është Edi Rama ai që ka për model dhunën. Sigurisht që kjo ka kosto të mëdha, për shkak se kjo është protestab e 8 Kombëtare e opozitës, në vetëm 4 muaj që pas djegies së mandateve.

Sot që ne flasim kancelaritë europiane janë të ndëegjegjësuar lidhur me akuzat tona që janë ngritur përgjatë gjithë këtyre viteve. Prokuroria nuk ka thërritur asnjë nga personat e përfshirë në trafikun e votave, flejnë mbi dosje të tëra me rekorde kriminale. Deklarata e policisë se PD po bën skenare për dhunë është provokim i hapur që bën Sandër Lleshaj, ju e keni parë vetë sesi ne si FRPD iu kemi bërë thirrje që të mos preken policët.

Unë mund tiu them që do të jetë një protestë model nga ana e organizimit, ne po merremi me kontaktimin e të gjithë personave, për ti dhënë mesazhin njerëzve për të shmangur çdo provokim, ju kemi kërkuar që të mbajnë telefonat hapur dhe për të dokumentuar çdo provokim. Kauza jonë i shërben çdo qytetari shqiptar, nuk bëhet për të hequr Edi Ramën dhe për të sjellë Lulzim Bashën, bëhet për të pasur zgjedhje normale në këtë vend.

Ne nuk themi më Rama ik, por thirrjet tona sot janë Rama ra, është një model që u testua në këto gjashtë vite dhe e çoi Shqipërinë shumë hapa pas. Çdo qelizë e vendit është sot e kriminuar, sot quhesh budalla nëse je i shkolluar. Në Shqipërinë e 2019 nuk mund yë ketë votime, po duhet të ketë zgjedhje, ku të garohet me ide. Ne do të jemi sot me shiritat e bardhë, do të qëndrojmë përpara punonjësve të rendit, për tiu thënë qytetarëve se beteja jonë është me Edi Ramën dhe me keqqeverisjen që i bëhet vendit”, deklaroi Këlliçi.

I pyetur nga gazetarja Xhilda Kondi nëse në protestën e sotme do të ketë përdorim të molotovëve, Këlliçi u shpreh se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë skenar të tillë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Belind Kellicidhune ne protesten e opozitesprotesta 8 qershor
Pas

Një orë përpara protestës së opozitës, ja për çfarë shqetësohet Edi Rama

Para

Reja i tërbuar me golin: Gafë e pafalshme e jona! Na u mohua një penallti

Para
Reja i tërbuar me golin: Gafë e pafalshme e jona! Na u mohua një penallti

Reja i tërbuar me golin: Gafë e pafalshme e jona! Na u mohua një penallti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.