Presidenti i ardhshëm Ilir Meta i pyetur se a do të ketë një koalicion mes PS dhe LSI, deklaroi se kjo pyetje në fakt i duhet bërë kreut të ri të LSI-së Petrit Vasilit.
Ndësa përsa i përket postit të presidentit të marrë nga ai, Meta theksoi se LSI ka vënë në dispocizion të gjitha postet për të zgjidhur krizën politike në vend.
Koalicioni PS-LSI:
“Kjo është një pyeje për kryetarin e ri Petrit Vasili dhe dua të siguroj që do të jem në çdo vendim që do marr LSI për zgjedhjet. Jam i bindur që në bindjet që LSI do të jetë forca e parë për zgjedhjet e 25 qershorit. Nuk ka asnjë rëndësi , e rëndësishme është që vendi sot është më i qetë.
Zgjedhja si President:
LSI është interesuar për një proces zgjedhor të ndershëm dhe ka vënë në dispozicion të gjitha postet e sja në funksion të kësja marrëveshje me qëllimm që vendi mos shkonte në humner se ky do ishte një problem shumë i mash. Kjo është një zgjidhje që nuk mund të jap ndonjë sqarim. Nuk ka zgjedhje perfekte, por ju e dini që asnjëherë nuk ka pasur vullnet të zbatohen rekomadimet nga OSBE-ja.
Partitë e vogla:
LSI nuk mban përgjegjësi për përjashtimin e forcave të tjera politike. Mbas 25 qershorit Shqipëria do të jetë demokratitke. Unë jam i qetë që ne evituam rënien e zgjedhjeve dhe demokraicisë në humnerë”, u shpreh Meta.