Ish-kryeministri Berisha në “Studio e Hapur” u shpreh sot se nuk di të ketë marrëveshje që PS dhe PD do të jenë në një koalicion të gjerë.
Ai u shpreh se parimisht është kundër koalicioneve me bazë të gjerë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Marrëveshja ka qenë spontane, jo nuk kam komunikuar me Bashën, ai ishte i mbyllur, marrëveshja u arrit sepse Rama vendosi të ecë drejt marrëveshjes, të dy kishin paketën McAllister plus. Rama ishte me shpatulla pas muri.
Edi Rama me retorikën boshe mund të rrijë edhe 6 orë, mos mendo se kanë diskutuar 3 orë për marrëveshjen kur u mbyllën.
Meta kishte bërë zgjidhjet e tij, kishte marrë presidentin, ishte regjistruar në zgjedhje, nuk jam i sigurtë që Rama nuk e lartësoi në detyrë për të zgjidhur ca probleme të veta.
Vetë pozicioni im nuk më lejon të jap parashikime nëse do të ketë një koalicion me bazë të gjerë. Pika që thotë se lideri i mazhoracës dhe opozitës duhet të vazhdojnë dialogun ka një rëndësi kapitale, dialogu nuk është bashkëqeverisje.
Unë nuk jam për koalicionet e mëdha, ky model këtu nuk shkon si në Gjermani apo Austri. Dialogu mes maxhorancës dhe opozitës është jetik, duhet të jetë e qartë se marrëveshja është thelbësore.
Unë nuk e di dhe nuk besoj të ketë plan për një koalicion me bazë të gjerë, do ta inkurajoja marrëveshjen. Në dijeninë time jo, nuk di gjë.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post