Koalicioni i LSDM dhe BDI tashmë kanë finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes. Burime nga partitë e koalicionit kanë zbuluar se cilat dikastere do t’i takojnë BDI-së, por edhe Lëvizjes BESA, përfshirë edhe PDSH.
Siç mësohet nuk do të ketë kryeministër shqiptar, por Ahmeti për këtë do shpalos detaje se ideja e tyre mbetet. Ministria e Financave do të jetë një nga ministritë që definitivisht do ti takoj BDI, ndërsa nga ministritë e tjera janë: Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, etj, mëson INA.
Nga postet e zvkryeministrave, BDI do të ketë sërish zvkryeministrin për integrime evropiane. Në lojë për ndonjërën nga këto ministri është edhe Lëvizja BESA, ku në lojë është edhe Ministria e Kulturës dhe ministri paresor që do shndërrohet në drejtori.
Qeveria e re do të fokusohet në ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia, çështje të tjera si zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë për emrin, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit. (INA)