07:54 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të ketë ndryshim të orës pòlicore gjatë festave të fundivitit? Ja si përgjigjet specialistja e ISHP

21:38 | 18/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpèrthim rastesh me Covid në orët e fundit, cilat janë qytetet me numrat më të lartë

Specialistja e ISHP dhe anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Eugena Tomini, ka komentuar ecurinë e pandemisë Covid-19 në vendin tonë, ndërsa nuk ka kursyer këshillat për qytetarët gjatë festave të fundvitit. Sipas Tominit, masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve po japin frytet e tyre të para, të cilat po shihen në uljen e pozitivitetit.

“Duke vlerësuar situatën e ndërhyrjeve duke filluar nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht që flasim, masat ndërhyrëse duke përfshirë edhe vendosjen e maskës në ambjentet e jashtme, sigurisht që po jep efektet e saj. Çdo masë ndërhyrëse ka një interval kohor për të parë uljen e pozitivitetit apo incidencës së rasteve. Për të parë numrin e rasteve të cilët hospitalizohen dhe të rasteve që kërkojnë terapi intensive.

Tre këta indikatorë, janë vënë re që të paktën në 48 orët e fundit kanë treguar ulje në vlerat e tyre. Mesa shihet, është një ndikim i drejtëpërdrejtë i masave ndërhyrëse për minimizimin e transmetimit të virusit, qoftë me ndërhyrjen për maskat në ambjentet e jashtme, qoftë edhe për masën e grumbullimeve masive, pavarësisht se në disa momente dhe aktivitete ajo është thyer, por në tërësi masat kanë treguar efektivitet që po shihet në uljen e pozitivitetit”, tha Tomini.

Sa i përket festave të fundvitit, që mund të shoqërohet me lëvizje të shumta dhe mosrespektim të rregullave anti-Covid, Tomini u shpreh se: “Ekspertët e Komitetit Teknik mblidhen në mënyrë të përditshme, sistematike, dhe ndërkohë rrahja e mendimeve apo vlerësimi i situatës bëhet tepër dinamik. Duke qenë se jemi në javën e fundit të parafillimit të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, sigurisht që monitorimi do të bëhet sërish në mënyrë sistematike.

Deri në përfundim të kësaj jave, duke vlerësuar situatën dhe vlerësimin e të gjithë kritereve epidemiologjikë, do të bëhen rekomandimet bazë për ecurinë e festave.

Por është shumë e rëndësishme të festojmë brenda familjeve tona të vogla dhe të krijojmë atë atmosferën e festave edhe duke blerë dhurata, por me kujdesin që duhet. Edhe duke festuar në kushtet e shtëpisë për të mos favorizuar grumbullime masive“.

Mund të ketë një ndryshim të orës pòlicore gjatë festave të fundivitit?

”Ekspertët mblidhen në mënyrë sistematike. E vlerësojnë situatën pavarësisht se duhet të theksohet që në 48 orët e fundit kemi një rënie pozitive, kemi rënie të rasteve të hospitalizuara, aktualisht 1,6% e rasteve kanë kërkuar shërbim spitalor ndërkohë vetëm 8.9% e tyre kanë kërkuar shërbim reanimator. Duket një rënie e lehtë, gjithësesi situata po monitorohet”, tha Eugena Tomini për Ora news.

Pas

Basha jep premtimin e madh për të rinjtë: Cilat janë kategoritë e studentëve që do e kenë zero tarifën, anulojmë ligjin për arsimin e lartë

Para

I mbijetoi gripit spanjoll, gruaja 108-vjeçare vaksinohet në azilin e pleqve

Para
I mbijetoi gripit spanjoll, gruaja 108-vjeçare vaksinohet në azilin e pleqve

I mbijetoi gripit spanjoll, gruaja 108-vjeçare vaksinohet në azilin e pleqve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria hap Garancinë Sovrane: 44 milionë euro kredi me 70% mbulim nga shteti

Trump shpall armëpushimin Iran-Izrael: “Ka hyrë në fuqi, mos e shkelni!”

Blegtoria në pikë të ulët – Numër i reduktuar i kafshëve dhe prodhim të paktë në 2024

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Bota dënon sulmin ndaj kishës në Siri, ndërsa numri i të vdekurve rritet në 25

Matura Shtetërore 2024 përmbyllet sot me provimin e Lëndës me Zgjedhje

Sirenat e alarmit në Tel Aviv /Shpërthime të fuqishme në orët e para të mëngjesit, 6 viktima

Trump pas sulmit me raketa drejt bazës amerikane në Katar: “Sulm i kufizuar, tani dua paqe”

Shqipëria, Kampione e Europës në Ndërtim për Vitin 2024

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.