23:50 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të ketë një 18 Maj të dytë, Basha replikon me Vlahutin dhe Fleckenstein: Ata që bëjnë leksione që të puthemi janë…

08:19 | 03/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të ketë një 18 Maj të dytë, Basha replikon me Vlahutin dhe Fleckenstein: Ata që bëjnë leksione që të puthemi janë…

Dje në kryeyqytet u zhvillua një tryezë diskutimesh pas konkluzioneve të Bashkimit Europian për negociatat e Shqipërisë, ku të pranishëm ishin ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Të dy njëzëri Vlahutin e Fleckenstein ftuan opozitën që të bashkëpunojë me qeverinë për të përgatitur Shqipërinë për testin final me BE-në në qershorin 2019. Kaq mjaftoi që në media ti jepej zë mesazhit se BE-ja po kërkonte një 18 maj të dytë në vendin tonë, ashtu sicc ndodhi para zgjedhjeve vitin e kaluar.

“Opozita të shtrijë dorën për një lloj dialogu, pasi pa të është një proces i vështirë thuajse i pamundur. Duhet bashkim”, tha ambasadorja Vlahutin.

Pavarësisht se ka vonuar pak orë, përgjigja për ta ka ardhur nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili gjatë bashkëbisedimit me disa të rinj në selinë blu tha se të huajt çuditërisht nuk po flasin për problemin real të Shqipërisë dhe thirrjet për “puthje” nga ana e tyre nuk vlejnë.

“Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim donkishotesk edhe nga nga ndonjë i huaj që flet për çdo gjë përveçse për problemin. Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, nuk është përballja opozitë-qeveri, problemi është lidhja e qeverisë me krimin, problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria, problemi është ekonomia.  Nuk ka investime, taksat rriten. Këto janë problemet e Shqipërisë, të tjerat janë për tu hedhur hi syve, për të bërë alibitë e Edi Ramës”, tha Basha – duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje Fleckenstein.

Por qartë e prerë, Basha vazhdoi edhe më tej duke theksuar se nuk pranon leksione për bashkëpunim dhe puthje. Sipas tij PD e ka thënë gjithmonë se nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe drogës, pasi largimi i Ramës është e vetmja mënyrë, që Europa t’i hap dyert Shqipërisë.

“Ata që bëjnë leksione, jo bashkëpunimi, jo puthuni. Janë out fare, ju ka mbaruar koha. Partia Demokratike nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe drogës. PD e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke parë të vërtetat në sy, duke ju thënë europianëve kështu është siç thoni ju, por pikërisht se është kështu na duhet ndihma juaj dhe hapja e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për ti mbajtur përgjegjës”, nënvizoi Basha.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Pasi fitoi betejën me sëmundjen, Paulin Stërkaj merr çmim nga Donald Trump

Para

Kur u krye vetëvrasja e shoferit të Xhafajt? Gazetarja zbulon deklaratën kontradiktore të policisë

Para
Kur u krye vetëvrasja e shoferit të Xhafajt? Gazetarja zbulon deklaratën kontradiktore të policisë

Kur u krye vetëvrasja e shoferit të Xhafajt? Gazetarja zbulon deklaratën kontradiktore të policisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.