Si do të jetë moti sot në këtë të dielë? Meteoalb bën të ditur se pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta në gjithë vendin. Ndërsa pasditja sjell kthjellime e vranësira kalimtare në Jug ndërsa vranësira të shpeshta në zonat Qendrore dhe Veri të vendit.
Mbrëmja fuqizon vranësirat në të gjithë territorin, vranësira që mbeten prezente dhe gjatë natës.
E diela sjell rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 26 – 27°C. (J.V/Shuplaka)