Nëse keni vendosur për ta kaluar fundjavën në plazh, do të bënit mirë ta rimendonit edhe njëherë zgjedhjen tuaj.
E dimë që kjo ndoshta është një nga parashikimet më të shumëpritura po duket se më në fund shiu do të mbërrijë.
Sipas Meteoalb dita e sotme paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dukshme gjatë mesditës.
Pasditja pritet të shoqërohet me shtimin e vranësirave në vend, duke sjellë gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës reshje shiu.
Edhe e diela deri në mesditë do të ketë të njëjtat kushte të motit, ndërkohë më pas, në pjesën më të madhe të vendit do të rikthehet moti i kthjellët.
Temperaturat e ajrit gjatë mesditës së sotme do të bien me 6 gradë.
Gjithashtu dita e djelë do të shënojë një rënie temperaturash, ku në rang vendi pritet të bien 12-13 gradë celsius, e termometri do të shënojë një maksimum prej 33 gradësh celsius.