Në KZAZ-në nr 27 në Bashkinë e Kamzës e cila është vendosur në Gjimnazin “Ibrahim Rugova” mbeten të afishuara afishuara listat e zgjedhësve në këtë godinë.
Sot situata në katë qendër është paraqitur e qetë, ndërkohë nga vëzhgimet e bëra nga afër nga Fax Neës konstatohet se ambientet e KZAZ-së ruhen nga Policia.
Kujtojmë se me 19 Janar kanë ndodhur përplasje të ashpra midis Policisë dhe protestuesve që kërkonin largimin e materialeve zgjedhore nga kjo KZAZ. Nga kjo përplasje pati edhe njerëz të plagosur (lexo këtu).
Ndërsa ditën e djeshme Policia ka arrestuar 3 persona për hyrjen me forcë në mabientet zgjedhore dhe dëmtimin e materialeve zgjedhore ndërkohë që tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ndërsa kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu në përgjigje të shkresës së Komisionit Qendror Zgjedhor ndaj kësaj bashkie lidhur me vendimin për vijimin e procesit zgjedhor ka bërë publike një letër dërguar Ministrit të Brendshëm, Prefektit të Qarkut Tiranë, Prezencës së OSBE-së si dhe KZAZ nr.27 dhe 28 përmes të cilës sqaron se nuk e njeh vendimin e KQZ për aq kohë sa dekreti i Presidentit është në fuqi. Përmes kësaj shkrese, Mziu ka deklaruar se në qytetin që drejtohet prej tij nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor.
Ky qytet, shut si dhe Shkodra, Kukësi, etj, njihen si bastione të djathta dhe për aq kohë sa palët politike nuk ndryshojnë qëndrimëet e tyre aktuale, pritet që këto zona të jenë nga më të nxehtat sa i përket procesit të 30 Qershorit.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2314988452091629/
(F.GJ/FAXWEB.AL)