Në media po qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të gazetares Juli Krisafi nga emisioni ‘Pasdite në Top Channel’, si dhe nga ky televizion. Sipas informacioneve mendohet se Krisafi do i bashkohet një tjetër televizioni.
E kontaktuar nga ‘revistawho.com’ Juli i ka mohuar këto fjalë duke thënë se janë të pavërteta.
‘Fjalët janë të pavërteta’- ka thënë gazetarja, duke u treguar e prerë në përgjigjen e saj.