Megjithëse është përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira është në të njëjtën mendje me Kryebashkiakët e Bashës sa i takon mos lirimit të zyrës së bashkisë për ti lënë vend kryebashkiakut të dalë nga votimet e së djelës.
Duke i konsideruar votimet nul, Rira thotë se do të respektojë dekretin e Presidentit i cili i cdekreton ato të 30 qershorit dhe dekreton ato të 13 tetorit. Megjithëse thotë se është kundër dhunës, shton se zyrën do ta lirojë kur kundërshtari i saj të fitoj në një garë të barabartë, madje do të jetë e para që do ta urojë.
E pyetur nëse ka gati një skenar rezervë sesi do të veprojë nëse përfaqësuesi i mazhorancës Nuri Belba do të shfaqet për ta zëvëndësuar, Rira thotë se shpreson që politika të reflektojë dhe të njihet dekreti i Presidentit, ndërsa të shumta i ka kritikat edhe për ndërkombëtarët.
Qendrimin për të mos e liruar zyrën e saj më 12 gusht, kur dhe është afati i fundit Rira thotë se është një insiativë personale, pasi LSI nuk ka dhënë direktiva të qarta për këtë cështje.
“Ne jemi në një linjë të gjithë, por dua të shtoj se qëndrimi im është plotësisht personal, nuk e kam marrë me tapi këtë zyrë, por ama vetë qytetarët e Prrenjasit vendosën që unë të isha në këtë pozicion. Qytetarët meritojnë që të kenë sërish zgjedhje, në rast se do të kishte një proces të mirëfilltë unë vetë do të isha e gatshme që të uroja pasardhësin tim”, shprehet Rira.
Në fund kryebashkiakja e Prrenjasit i drejtohet qytetarëve të saj duke u shprehur se “ do të jetë kryetarja e tyre deri në fund të mandatit të saj dhe do të respektojë verdiktin e tyre të shprehur me vote në një proces me disa aktorë.