Deputeti Ben Blushi ka deklaruar se LIBRA, do të shkojë në zgjedhje e 18 qershorit edhe nëse Partia Demokratike nuk shkon.
Blushi tha se “LIBRA është e detyruar të shkojë në zgjedhje sepse kur ajo u krijua nuk morri parasysh se çfarë do të bënte PD” për zgjedhjet.
Sipas Blushit nëse PD nuk shkon në zgjedhje, mund të kemi një qeveri ligjore, por jo morale dhe kjo do të fuste institucionet në krizë dhe vendin në kolaps.
“Dalja nga çadra do ta dobësonte edhe më shumë Partinë Demokratike. Duhet më shumë monitorim ndërkombëtar. Edhe pse dihet se blerjen e votës nuk mund ta ndalojë asgjë me kaq para që kanë këta që mund të blejnë çdokënd. Ne duhet të ndryshojmë sistemin, PD do të ndryshojë qeverinë. Mendoni se në gusht do të ketë më pak kanabis? Qytetarët kanë të drejtë që parlamenti të jetë me 100 veta dhe më cilësor”,- tha Blushi.
“Ne e dimë që demokratët do ta shkelin afatin për tu regjistruar por kjo mund t’i shkaktojë një krizë vetes PD-ja dhe vendit. Nga 18 qershori do të shkojmë pastaj pas 6-muajsh prapë në zgjedhje”,- tha Blushi.
(M.D/ Shuplaka)