Rreth 300 goditje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë gjatë këtyre dy ditëve. Këtë bëri të ditur për eksperti i tërmeteve, Rrapo Ormeni, teksa ka folur gjatë ditës së sotme për mediat.
Në vijim ai tregoi se nuk ka më rrezik nga tërmetë të forta dhe lëkundjet e tjera janë thjesht tërmete që shoqërojnë të parin me magnitudë më të madhe.
Ai u shpreh:
Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë mbi 5, janë tërmete që shoqërohen me pas-goditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibrit.
Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël. Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3.
Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pas goditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.
Është e pamundur të parashikohet tërmeti, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera”.
(E.K/FAXWEB.AL)