Ligjbërësit e Bashkimit Evropian votuan këtë të martë pro shfuqizimit të ligjit për ndërrimin e orës. Kjo do të fillojë të zbatohet në vitin 2021.
Parlamenti Europian votoi nga 410 në 192 në favor të përfundimit të praktikës së ndërrimeve të kohës sezonale. Vota nuk është fjala e fundit mbi çështjen, por do të përbëjë bazën e diskutimeve me vendet anëtare të BE për të nxjerrë një ligj përfundimtar. Vendet ende nuk kanë marrë një qëndrim nëse nuk do ta ndjekin praktikën e ndërrimit të orës.
Që nga viti 2001, ligji i BE-së i ka kërkuar të gjitha vendeve në bllok të respektojnë kohën e orës, duke lëvizur orën përpara një orë në të dielën e fundit të marsit dhe duke u kthyer për një orë në e dielën e fundit në tetor.
Praktika e kalimit të orëve u prezantua për herë të parë në Luftën e Parë Botërore dhe u rikthye gjatë krizës së naftës në vitet 1970, me qëllim të kursimit të energjisë duke zgjatur dritën e mbrëmjes në verë.
Komisioni Europian propozoi në shtator përfundimin e praktikës pasi një sondazh i opinionit të gjerë në BE tregoi një shumicë të madhe ishin kundër ndërrimit të orës.