Avokati dhe njëkohësisht një nga themeluesit e Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, foli rreth idesë nëse lëvizja e tij do të udhëheqë protesta.
“Ne, themeluesit e kësaj lëvizje, jemi njerëz që jemi rritur me protesta. Kam marrë pjesë që nga mosha 22 vjeç e deri tani që jam 35.
Ne do të jemi model. Do të udhëheqim protesta nga ato që nuk janë parë në këtë vend. Ka mbi një mijë e një mënyra për të arritur suksesin. Por ka vetëm një mënyrë për të dështuar, duke mos u përpjekur të arrish suksesin. Nëse qytetarët do jenë pesimist, si do e arrijnë ndryshimin?”, tha Lapaj.