Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me kërkesën e ministrit Sandër Lleshaj për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakët e opozitës, që përfshihen në pengimin e zgjedhjeve.
Pavarësisht se nuk jep një përgjigje të prerë nëse do të votojë për shkarkimin e Zef Hilës, apo emrave të tjerë, Rama kërkon që kryebashkiakët të lexojnë mirë Kodin Penal, për pengimin e zgjedhjeve.
Reagimi i Ramës:
Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë.
Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV
(E.K/Faxweb.al)