06:43 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të pranojë kërkesën e Parlamentit shqiptar për GJK? Komisioni i Venecias i përgjigjet Fax News

16:36 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të pranojë kërkesën e Parlamentit shqiptar për GJK? Komisioni i Venecias i përgjigjet Fax News

Ka një debat në Shqipëri rreth funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe së fundmi, Ambasada e SHBA ka sugjeruar që këtë çështje Kuvendi i Shqipërisë ta çojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias. A është i gatshëm ky komision ti përgjigjet kësaj kërkesë? Kjo ishte pyetja që Fax News i adresoi Komisionit të Venecias i cili është treguar i gatshëm dhe i shpejtë në përgjigje.

Venecia shprehet se nëse Komisioni merr një kërkesë të tillë nga autoritetet shqiptare, do ta shqyrtojë atë. Ndërsa pranon se deri më tani nuk ka asnjë kërkesë të tillë nga ndonjë institucion shtetëror shqiptar.

“Nëse Komisioni i Venecias merr një kërkesë nga autoritetet shqiptare, sigurisht që do ta shqyrtojë. Por deri më tani nuk kemi një kërkesë të tillë”, është përgjigja e Komisionit të Venecias për Fax News.

Ditën e sotme Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për herë të parë për përplasjen midis presidentit të Republikës Ilir Meta dhe Kuvendit në lidhje me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasada e SHBA-së në një deklaratë zyrtare ofron si zgjidhje për palët politike se, “në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor.

Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.” (lexo të plotë këtu).

Edhe kreu i Grupit Parlamenmtar Socialist, Taulant Balla ka deklaruar nga Kryesia e Kuvendit se Komisioni Hetimor nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi do ti drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas përpasjes Meta-Dvorani për emërimin e anëtarëve të rinj të kësaj gjykate.

Balla u shpreh se sapo Komisioni Hetimor Paralamentar të zgjerojë objektin e tij të hetimit edhe për shkeljet në emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese, një emërim që çoi në përplasjen mes presidentit Meta dhe kryetarit të KED, Ardian Dvorani do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje (lexo të plotë këtu).

Tre ditë më parë edhe Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic ka komentuar ngëçin që është krijuar për shkak të përplasjeve mes institucioneve për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke risjellë në vëmendje votimin në Parlament 3 vite më parë të ndryshimeve kushtetuese dhe nisjen e procesit të Reformës në Drejtësi.

Kocijancic thotë se nuk i takon BE-së të vlerësojë përputhshmërinë e hapave të ndërmarrë në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Kushtetutën dhe ligjet përkatës.

Nga ana tjetër, zyrtarja e BE-së shprehet se zgjidhja e këtij ngërçi është urgjencë dhe propozon rekurs për një mendim të Komisionit të Venecias (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ambasada e SHBAgjykata kushtetuesekomisioni i veneciasmaja kocijancictaulant balla
Pas

Gjykata Kushtuese dhe shkarkimi i Muçit, reagon PD: Rama kërkon kontrollin e Gjykatës, nxisim këdo të kërkojë të drejtën për…

Para

Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

Para
Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.