Gjatë ditës së sotme kryeminiastri Edi Rama ka parashikuar një vizitë në qytetin e Shkodrës. Vizita do të nisë nga ora 10 e ditës së sotme, po njëkohësisht me axhendën e kryeministrit është parashikuar që në Shkodër të mbahet dhe një protestë.
Grumbullimi i njerëzve ka nisur disa minuta para mbërritjes së Ramës, ndërsa qytetarët dëgjohen duke thirrur ‘’poshtë Edi Rama”. Po ashtu protestës pritet që t’i bashkohen dhe përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët janë shprehur kundër vendosjes së TVSH-së.
Paraprakisht flitet se Rama mund ta anulojë protestën.
Axhenda e kryeministrit parashikon:
Ora 09:00 nisja nga Tirana
Ora 10:30 Inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE
Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla Industriale)
Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne
Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër
Ora 14:30 dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=DU8LBFqhadA&feature=youtu.be