Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë sot se do të zbatojë Kushtetutën kur u pyet nëse do të shkojë në Gjykatë për t’u njohur me masën e vendosur ndaj tij.
“Unë jam njeri i ligjit dhe do të zbatoj ligjin e vendit”, theksoi ai, duke shtuar se “me urdhër të Ramës, janë sjellë në mënyrën më të turpshme, sill policë këtu dhe atje”.
Berisha: Në 2012 propozimi im ka qenë jo vetëm heqja e imunitetit, por heqja e çdo mase kufizuese të organeve të drejtësisë ndaj deputetit. Jam gati sot ta votoj. Edi Rama e kundërshtoi atëherë dhe nuk e bëmë dot. Për sa kohë Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, për sa kohë rregullorja e Kuvendit, nuk e lejon, unë do t’i zbatoj. Kushtetuta ka përparësi ndaj ligjeve të tjera. I garantoj të gjithë zyrtarët e drejtësisë të zbatojnë ligjin se do të kenë vlerësimin tim më të madh. Me urdhër të Ramës kanë sjellë në mënyrë të turpshme policët. Kjo është përpjekje për të na devijuar. Nuk më detyron mua kush të thyej ligjin dhe Kushtetutën.