Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur par gazetarët pas takimit që ka patur me kyedemokratin Lulzim Basha në selinë blu pas kalimit të PDIU-së në kampin opozitar.
Ai ka thënë se PBDNJ do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike.
“Në një axhendë të tillë është e kuptueshme që temat për diskutim të ishin të shumta.
Flasim për një axhendë poltike aktuale jo për hamendësime, nuk kishte një çështje të tillë në diksutimin tonë.
PBDNJ do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Ne jemi të prerë për parimet tona për bashkëpunim”, u shpreh Dule pas takimit me Bashën.
Takimi vjen pak pas ‘divorcit’ të PDIU me Partinë Socialiste, ku Idrizi doli nga koalicioni qeverisës.
“Në jetën politike Vangjel Dule nuk ka Asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të një platforme të caktuar, idealesh e vlerash. Për sa kohë sa prioritetet e PBDNJ janë në afinitet me një parti tjetër, vazhdojmë bashkëpunimin”, tha Dule ndër të tjera. (B.H/Faxweb)