Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka konfirmuar nga Shkodra se do ti bashkohet tubimit të thërritur nga presidenti Meta në 2 Mars, duke shtuar se në shesh do të jetë jo si politikane, po si nënë dhe bashkëshorte, që sheh çdo ditë padrejtësisë që i bëhen vendit.
“Do të marrë pjesë në manifestim në 2 mars, nuk do jem pjesë për Metën, por si nënë. Do të jem në bulevard dhe si një bashkëshorte.
Do të dal në 2 mars si një bijë e si një motër, si një amvisë që paguan 2-fish energji.
Situata në Shqipëri, në gjendje kome, jemi në situatën më të rëndë dhe më kritike”, u shpreh mes të tjerave Kryemadhi.
Duhet thënë se ky është rasti i parë që Meta dhe Kryemadhi do të shfaqen së bashku, prej kohës kur rrugët e tyre politike u ndanë, njëri në krye të LSI-së dhe tjetri në Presidencë.
Derimë tani kreu i PD Lulzim Basha nuk është shprehur publikisht nëse forca e tij politike do të mbështesë dhe do të jetë prezente në tubimin e thirrur nga ana e Metës.
Kryemadhi foli nga Shkodra dhe për falimentimin e biznesve dhe rritjen e takasave, ku u shpreh: Bizneset të tëra po falimentojnë, po mbyllen, të gjithë ankohen për taksat dhe për pagat. Mjekët nuk kanë mundësi për operacione, bëhen me plan. Shqiptarët ndihen pa mburojë.
(E.K/Faxweb.al)