A duhet depiluar zona intime?! Kjo dilemë i shoqëron gjithmonë femrat, ndaj dhe në raste të tilla kur mund të kemi probleme shëndetësore ndërhyjnë mjekët. Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore nr.3, Tiranë thotë: Jam kategorikisht kundra depilimit. Jo unë, por vetë shkenca.
Qimet poshtë natyra ua ka vendosur femrave si portë mbrojtëse dhe duhen qethur me gërshërë, nuk duhen depiluar. Kjo për disa arsye. E para, për shkak se nga depilimi mund të shkaktohet folikulit ( infeksion i rrënjës së qimes), kryesisht kjo ndodh tek femrat me lëkurë delikate.
E dyta, nëse femra depilohet, mund të afektohet shumë shpejt nga çdo lloj infeksioni, qoftë edhe banal. Për më tepër që sot femrat shkojnë nëpër qendra estetike, ku ekziston rreziku për të marrë edhe infeksione seksualisht të transmetueshme. Në këto qendra ku depilohen shumica e femrave sot nuk ka paketa të veçanta që do të thotë se të dyllin apo çfarëdo metode tjetër që përdoret, e përdorin 10 a më shumë vetë me radhë.
Megjithatë, për të t’iu përgjigjur pyetjes, nëse ka ndodhur (është bërë me puçrra) si do ta mjekojmë tani. Baza e mjekimit është betadinë dhe pomada me bazë antibiotiku