05:44 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A duhet shkarkuar Ilir Meta? Kristaq Kume ‘zbërthen’ opinionin e Komisionit të Venecias

14:35 | 01/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A duhet shkarkuar Ilir Meta? Kristaq Kume ‘zbërthen’ opinionin e Komisionit të Venecias

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, ku ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias për shkarkimin e presidentit Meta.

Kume tha se ky komision nuk ka si mision të tijin zbatimin e ligjit në veçanti, dhe aq më pak zgjedhjet apo legjitimimin e tyre, siç është intepretuar nga ana e mazhorancës.

“Duke vlerësuar rëndësinë e problemit, dhe klimën politike në Shqipëri Komisioni i Venecias trajtoi këtë çështje, dhe depozitoi një draft raport paraprak ndaj institucioneve në vendin tonë. Opinioni përfundimtar do të jepet në datën 11 Tetor në një mbledhje që ky Komision do të mbajë. Gracka ku mund të bjenë aktorët politikë për ta përdorur këtë raport është lehtësisht e ngritshme, pasi ky Komision e thotë qartë se nuk ka dhënë opinion mbi 30 Qershorin.

Në asnjë gërmë të këtij raporti nuk thuhet se ky Komision ka si juridiksion të tij legjitimitetin e zgjedhjeve. Komisioni ka trajtuar hap pas hapi atë që ka bërë presidenti përmes dekreteve të tij, dhe atë se çfarë kanë sjellë këto dekrete në skenën politike të vendit, ashtu si i ka dhënë përgjigje kërkesës nëse kjo sjellje e presidentit, është apo jo në shkelje të Kushtetutës, që mund të konsiderohet e rëndë, dhe si e tillë të ketë pasojë kërkesën për shkarkimin e presidentit.

Komisioni u shpreh se pavarëisht gjithçkaje që u bë, veprimet e presidentit nuk përbëjnë shkelje të rëndë, nuk mund të klasifikohet si e tillë, dhe nuk mund të përbëjë shkak për shkarkimin e tij.

Komisioni thotë se e gjitha duhet të marrë zgjidhje nga institucionet shqiptare, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Kume.

Referuar pyetjes së gazetares Samena Hasaj, nëse në gjykimin e tij ka një shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Meta, Kume tha se Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion më të plotë, nga ai që ai do të mund të jepte.

Sipas Kumes ka një tekalim të kompetencave kushtetuese të presidentit, por shkeljet nuk përbëjnë arsye për të nisur shkarkimin ndaj tij.

Kume tha më tej se presidenti ka pasur indicie se mund të kishte situata të dhunshme, që mund të sillnin pasoja të rënda për qytetarët, që e shtynë atë drejt vendimit për të ç’dekretuar zgjedhjet të 30 Qershorit.

“Komisioni i Venecias i referohet ligjit shqiptar kur thotë se zgjedhjet mund të mbahen edhe pa kandidatë përballë. Ligji shqiptar nuk e ndalon këtë, prandaj Komisioni i Venecias e përdor këtë në raportin ndaj presidentit”, tha më tej Kume.

Etiketa: ilir meta kristaq kumekume shkarkimi i metes
Pas

Vëllai vret me armë të vëllanë, dyshohet për dy të plagosur

Para

Tjetër tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe cila ishte forca e tij

Para
Tërmetet shkundin Shqipërinë, pamje nga tmerri që përjetuan qytetarët (Video)

Tjetër tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe cila ishte forca e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.