11:04 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

A duhet ta përfshijë Rama opozitën në qeveri? Si përgjigjet zyrtari amerikan

18:46 | 18/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A duhet ta përfshijë Rama opozitën në qeveri? Si përgjigjet zyrtari amerikan

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është pyetur  nëse ka mundësi që në Shqipëri kryeministri Rama të zgjedhë anëtarë qeverie nga opozita.

Yee u shpre se i takon kryeministrit dhe qeverisë ta marrin vendim se cilët individë do të përfshihen në qeveri, në të gjitha nivelet.

Zëri i Amerikës: Në Shtetet e Bashkuara, ka pasur raste kur Presidenti (kreu i qeverisë) për të treguar hapje apo përfshirje, ka zgjedhur anëtarë qeverie nga opozita. A shihni ndonjë mundësi që kjo të ndodhë në Shqipëri dhe a mendoni se një gjë e tillë do të ndihmonte për të krijuar një klimë besimi dhe për të përfshirë opozitën në vendimmarrje?

 

Hoyt Brian Yee: I takon kryeministrit dhe qeverisë ta marrin vendim se cilët individë do të përfshihen në qeveri, në të gjitha nivelet. Por sigurisht ne shpresojmë që të ketë një qëndrim përfshirës, që qeveria të bëjë përpjekje të punojë me opozitën dhe pale të tjera që nuk janë në partinë ose koalicionin në pushtet, në mënyrë që të gjejë një mënyrë për të arritur konsensus të mjaftueshëm në vendime të rëndësishme. A bëhet kjo me emërime apo përmes dialogut normal politik, me kompromise, me zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, ka shumë mënyra për të arritur konsensus. Ajo që është e rëndësishme është që shumica, ashtu edhe opozita ta shikojnë punën që e pret Shqipërinë në frymën e bashkëpunimit, në frymën e vendosjes së interesave të qytetarëve të vendit, mbi interesat politike, në mënyrë që të gjenden zgjidhjet që do të ndihmojnë vendin, jo vetëm patrtitë politike. Pra ndërsa ne do të jemi të hapur të bashkëpunojmë cilado qoftë përmbajtja e qeverisë në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit, ne duam të shohim që partitë politike të punojnë për zgjidhje konstruktive për të çuar përpara reformat. Ne besojmë se qëllimi i çdo lloj kompromisi, duhet të jetë realizimi i reformave, të shënohet përparim drejt synimit për t’u futur në Bashkimin Evropian, për integrimin e mëtejshëm evropian.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Hoyt Brian Leeopozitarama
Pas

“PD e ka gjetur njeriun që fiton brenda partisë, por jo jashtë saj”, BATUTA e Patozit për Gjanën

Para

“Lolita” i përgjigjet Mustafajt: Nuk është turp të shkosh në kazino, qoftë dhe me Patozin, por foton s’e kam shkrepur unë

Para
“Lolita” i përgjigjet Mustafajt: Nuk është turp të shkosh në kazino, qoftë dhe me Patozin, por foton s’e kam shkrepur unë

“Lolita” i përgjigjet Mustafajt: Nuk është turp të shkosh në kazino, qoftë dhe me Patozin, por foton s’e kam shkrepur unë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik Liqeni i Luleve

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.