Ish-zëvendësministër i Shëndetësisë Bardh Spahia, tanimë drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, reagon pas inaugurimit të Komandës dhe Kontrollit të Urgjencave.
Sipas Spahiut, e vërteta është komplet ndryshe nga çfarë thanë kryeministri Edi Rama dhe ministri Ilir Beqja.
“Kur dëgjon deklarata të tilla nuk di a duhet të qash apo të qeshësh. Keto deklarata groteske vijnë në një kohe kur te gjithë e pamë qartë gjendjen e autoambulancave dhe ambienteve pritëse të të ashtuquajturës Urgjencë Kombëtare. Profesionistët e dinë mire, që në rastet urgjente është thelbësore koha dhe arritja sa me parë te pacienti, por akoma më e rëndesishme është mirëpajisja e njësisë së Urgjencës me aparatura dhe medikamente jetëshpëtuese e dje, Rama dhe Beqja nuk thanë asgjë për medikamentet që në fakt mungojnë dhe në Urgjencën e QSUT e jo më në autoambulancat e Urgjencës Kombëtare.”, shkruan Spahias.
REAGIMI I SPAHIAS
“Pas katër vitesh krizë dhe mjerimi të qeverisjes së Rilindjes nën drejtimin e Ramës,sektori emblemë i ketij realiteti është shendetesia. Shoë i rradhës së propagandës së republikës së vjetër u sajua mbi inagurimin e Qendrës së Urgjencës. Po për cfarë rilindje të këtij shërbimi flet Rama kur te gjithë jemi dëshmitarë se Urgjenca nuk ofron shërbim minimal në sallë( dhe kjo jo per faj te mjekeve) e jo më në automjete.
Në fakt gjithë ajo cka kuptuam ishte që quanin arritje rritjen me 0.12% te buxhetit për shëndetsinë ( nga 2.88 ne 3% te PBB) në një kohë që sipas agregateve fiskale të publikuar nga FMN mesatarja europiane për këtë tregues eshte 6%.
Në këtë renditje Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj. Bosnja akordon 6.9% të fondeve në raport me PBB për shërbimet publike të shëndetësisë, Kroacia 6.4%, Maqedonia 4.3%, Mali i Zi 4% dhe Serbia 6.1 %. U quajt arritje shtimi së shpejti i flotes se autoambulancave me 20 automjete që sipas Beqes do jenë të pajisur me mjete te fjalës së fundit ku sipas Ministrit te koncesioneve bëka pjesë defibrilatori!!!
Kur dëgjon deklarata të tilla nuk di a duhet të qash apo të qeshësh. Keto deklarata groteske vijnë në një kohe kur te gjithë e pamë qartë gjendjen e autoambulancave dhe ambienteve pritëse të të ashtuquajturës Urgjencë Kombëtare. Profesionistët e dinë mire, që në rastet urgjente është thelbësore koha dhe arritja sa me parë te pacienti, por akoma më e rëndesishme është mirëpajisja e njësisë së Urgjencës me aparatura dhe medikamente jetëshpëtuese e dje, Rama dhe Beqja nuk thanë asgjë për medikamentet që në fakt mungojnë dhe në Urgjencën e QSUT e jo më në autoambulancat e Urgjencës Kombëtare.
E sigurisht për të mbuluar mungesat e pafundme dhe papërgjegjshmërinë me te cilën është trajtuar shëndetsia këta 4 vjet, faji hidhet mbi mjekët; per të semurët që mbushin korridoret e Urgjencave, për mosfunksionimin e pajisjeve, për cdo medikament që duhet blerë në farmaci, i fryhet në menyrë shumë të kujdesshme e të vazhdueshme zjarrit te konfliktit mjek-pacient. U fol per trajnimin e personelit te urgjencës kur e vërteta është krejt ndryshe ; në qëndrat shëndetsore, në spitalet rajonale madje dhe në Qsut shërbimi ofrohet nga mjekë të përgjithshëm ose nga specializantë. Premtimet e Kryeministrit, investime të tjera në shëndetësi në kuadrin e programit “një milliard në investime” jane vetëm demagogjia e rradhës në vazhdim të sloganit të Shendetsisë Falas.
Sepse kushdo ka patur rastin te shkelë në spitalet publike këto katër vjet është deshmitar i gjendjes kritike dhe gati pa kthim të shëndetsise, situates më të rëndë në keto 25 vjet tranzicion. Por ne nuk do ti lejojmë më te tallen me asetin më te cmuar ; me shëndetin tonë e të femijëve dhe prindërve tanë, as me dinjitetin tonë! Nuk do të lejojmë pallavrat për buxhet te ri në shëndetsi kur në fakt ka vetëm rritje të buxhetit të tenderave dhe koncesioneve të Vilma Nushit në kurriz të taksave të shqiptarëve te ropatur, të uritur e të pashprese. #ngrihemibashkë” (D.D/Shuplaka)