Komisioni i Venecias nuk e shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre, nëse kanë pasur kontakte me persona të krimit të organizuar.
Kjo lihet të kuptohet nga përgjigja që “Venecia” i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese lidhur me shqetësimin për cenimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, sa i përket respektimit të privatësisë së gjykatësve dhe prokurorëve.
“Forma e përcaktuar në Aneksin 3 të ligjit të vettingut kërkon që personi të deklarojë, nëse ka patur kontakte te papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe të listojnë këto kontakte. Qoftë edhe një kontakt i vetëm kërkohet për t’u deklaruar. Nuk do të ishte një detyrë veëanerisht e vështirë për të plotësuar këtë deklaratë, vec nëse ky është një gjykatës apo prokuror, kontaktet e te cilit me krimin e organizuar janë shume të zgjeruara”, citohet në draftin e zbardhur nga “TCH”.
Nuk dihet nëse Komisioni i Venecias bie ose jo dakord me disa masa të tjera shtrënguese të kundërshtuara në Gjykatën Kushtetuese, por duket se gjuha që “Venecia” ka përdorur nuk lë vend për hapësira interpretimi ek vlefshmëria e formularëve të vetëdeklarimit për kontrollin e figurës apo të pasurisë.