14:45 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

A e dini çfarë bëjnë gjatë verës njerëzit e suksesshëm

09:04 | 31/07/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
A e dini çfarë bëjnë gjatë verës njerëzit e suksesshëm

Pasi të keni lexuar titullin gjëja e parë që mund t’iu ketë shkuar ndërmend është një vend ekzotik, pushime me familjen, fruta dhe koktejle të shijshme që e zbusin nxehtësinë e diellit, xhiro me jaht dhe… STOP.

Nuk është ky qëllimi i këtij artikulli.

Ndërkohë që stina e verës është një justifikim për t’i bërë bisht punës, për njerëzit e suksesshëm është një det për t’u zhytur me kokë në të. Por nuk e kemi fjalën për punën e lodhshme të 9 muajve më pak të preferuar. E kemi fjalën për një verë të menaxhuar mirë, ku punë quhet çdo gjë që ka rëndësi për ju, që ju plotëson dhe ju përgatit për të rifilluar sërish vitin me 365 ditë plot objektiva.

Dhe për të qenë më të besueshëm, po ju njohim me 6 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për një verë sa më efektive:

Ata krijojnë axhendën dhe afatet e tyre.

Ndërkohë që njerëzit e tjerë mburren vërdallë me planet e tyre për të ardhmen, njerëzit e suksesshëm i futen punës. Ata e kanë çdo gjë të planifikuar, madje dhe kafen e mëngjesit në orën 8. Dhe çdo objektiv e shënojnë në një fletë apo axhendë së bashku me afatet.

Ata bëjnë një listë me gjërat që nuk pëlqejnë për situatën ku ndodhen.

E urreni punën tuaj? Nuk ju pëlqejnë kilet që keni shtuar? Mërziteni sepse nuk keni shumë kohë për t’u argëtuar?

Janë disa gjëra që duhen ndryshuar. Dhe për ta bërë këtë, ju duhet pak motivim. Zgjidhni ato aspekte të jetës që nuk ju pëlqejnë dhe planifikoni çdo ditë diçka për t’i ndryshuar.

Ata nuk bëjnë të njëjtat gjëra pa pushim.

Të jesh i suksesshëm nuk do të thotë të heqësh dorë nga argëtimi. Por njerëzit e suksesshëm janë të kujdesshëm me mënyrën se si e shpenzojnë kohën e tyre. Çdo orë është e rëndësishme. Investoni për diçka që ju drejton aty ku dëshironi.

Sigurisht që ndonjëherë mund të ktheni një gotë në klub me shoqërinë, por jo 4 ditë të javës.

Ata vendosin mini-qëllime.

Njerëzit e suksesshëm i pëlqejnë shumë mini-qëllimet. Kjo është një mënyrë e mirë për t’u fokusuar derisa të arrihet te synimi përfundimar.

Por çfarë janë mini-qëllimet? Një shembull do të ishte: të ulesh dhe ta bindësh veten, “Nuk do të lëviz nga kjo karrige pa i lexuar 20 faqe,” apo “Sot, do të bëj 40 pompa më shumë nga hera e kaluar.” Këto janë qëllime ditore që kërkojnë vetëm pak vullnet për t’u realizuar.

Mini qëllimet të ndihmojnë të kalitësh muskulin e durimit dhe të bindin drejt realizimit të objektivave.

Ata “pastrohen”.

Të provosh eksperienca të reja është një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga zona e komfortit.

Njerëzit e suksesshëm, e shfrytëzojnë stinën e verës për të bërë detox. Qoftë ky një detox ushqimor, dixhital apo mjedisor ata e dinë vlerën e pastrimit.

Mos e kalo këtë verë njëlloj si 9 muajt e tjerë të vitit. Ndrysho!!

Ata përfundojnë projektet e mbetura.

Është e rëndësishme që projektet e filluara në pranverë të mbyllen gjatë stinës së verës. Siç thotë dhe një fjalë e urtë: “Punën e sotme, mos e lër për nesër.” Konsiderojeni verën si dogana ku pa patur dokumentat e rregullta (projektet e përfunduara) nuk mund të kaloni në anën tjetër. Në këtë mënyrë do të jeni më të lirë për pjesën tjetër të vitit.

Etiketa: jete dhe stiljete e suksesshmenjerez te suksesshem
Pas

Çfarë nuk u pa në “El Classico-n” e parë të sezonit, Carvajal i shkul flokët Suarezit

Para

Nëse e hani këtë frutë, do të lindni djalë

Para
Nëse e hani këtë frutë, do të lindni djalë

Nëse e hani këtë frutë, do të lindni djalë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama paralajmëron: Aksioni për hapësirat publike nis në Vlorë, vijon në gjithë Shqipërinë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, mbetet në burg

Berisha: Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr

Berisha: Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Blaze”.

Skandali me votat e diasporës/ Berisha publikon provat: DHL i dorëzoi zarfet pa asnjë firmë në zyrat e PS-së

Gjipe, vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Procedohen 4 shtetas për zënien e hapësirave publike

Berisha: Zhurma për Thethin bëhet për të mbuluar gjëmën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë! Prek Kodra do vriste Albin Kurtin, Rama merret me kontejnerët e tij

Berisha denoncon skandalin: Altin Troplini ka hapur çështje personale pa person, për problemin e Irena Gjokës

Berisha: Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës, sepse ai ka dhënë një intervistë në media

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.