Dashi
Ditët e para të muajit paraqesin një panoramë pozitive yjore për të lindurit në shenjën e dashit.Yjet stimulojnë idetë e reja, sidomos për personat që punojnë të pavarur dhe do të arrijnë kënaqësi të mëdha profesionale. Një nga ditët më interesante do të jetë datë 21 e muajit që do të sjellë perspektivën e një pune të re apo konkretizimin e një projekti të volitshëm.Të lindurit në shenjën e Dashit përjetojnë shkëndija të një pasioni të madh këtë muaj. Edhe marrëdhënia në çift do të jetë gjithashtu e mirë, por bëni kujdes dhe mos bini pre e xhelozisë që ndieni për partnerin/en tuaj. Nuk duhet ta prishni këtë tablo kaq të bukur, e cila kulmon në fushën e erotizmit. Ndërsa beqarët do të jenë shumë sharmantë dhe do të bëjnë për vete këdo që dëshirojnë. Marrëdhëniet tuaja lulëzojnë falë aftësisë që keni në komunikim.
Do të ndieni një dëshirë të madhe për të shijuar dashuritë verore, sporte të ndryshme dhe sigurisht që edhe pushimet. Rikuperimi i forcës fizike dhe qetësisë mendore është shumë i rëndësishëm. Pas një periudhe çlodhjeje gjendja juaj psikofizike do të përmirësohet ndjeshëm.
Demi
Është një muaj vërtet i rëndësishëm për të lindurit në shenjën tuaj, pasi yjet i hapin rrugë projekteve të reja, kryesisht atyre me natyrë turistike dhe tregtare, duke marrë parasysh muajin në të cilin ndodheni. Marsi dhe Saturni janë ende në pozicion jo shumë të favorshëm sa i përket disa çështjeve ekonomike dhe t’ju duhet të fusni në përdorim kursimet për të mbuluar shpenzimet. Periudha mes datës 15 dhe 22 gusht do të sjellë mundësi të reja pune dhe rritjeje profesionale.
Yjet thonë se keni shumë gjëra në mendje dhe këto mendime do t’ju shpërqendrojnë nga jeta në çift. Bashkë me partnerët duhet të vendosni në doni t’i kushtoheni jetës sociale, pushimeve apo do të shndërroheni në një çift të mërzitshëm. Ndërsa beqarët do të ndihen më të sigurt në flirtet e tyre. Marrëdhëniet sentimentale do të jenë në qendër të kësaj vere për ju. Do të zini miqësi të reja.
Dëshira juaj më e madhe këtë muaj do të jetë t’i kushtoni më shumë vëmendje trupit tuaj dhe trajtimeve të tij. Ky muaj, që në ditët e para, favorizon të gjitha nismat që i vijnë në ndihmë mirëqenies fizike. Madje, mund t’i gjendet zgjidhja edhe një problemi fizik të hershëm. Pra, tabloja e gjendjes fizike paraqitet mjaft pozitive.
Binjakët
Për të lindurit në shenjën e binjakëve shtator do të jetë një muaj heshtjeje dhe qetësie që do t’ju bëjë të kuptoni qartë se cilat janë mundësitë tuaja në të ardhmen. Nëse jeni në udhëtim, mund të kryeni një hulumtim për të shqyrtuar perspektiva të reja pune në ndonjë qytet tjetër. Mbase disa prej jush do të heqin dorë nga pushimet për shkak të vështirësive financiare. Me pak fjalë, nuk është një periudhë edhe aq pozitive. Nëse keni finalizuar ndonjë projekt a marrëveshje, mbase mund të mos mbeteni të kënaqur me rezultatin. Nëse jeni në pritje të ndonjë përgjigjeje të rëndësishme, mund të vonojë edhe disa kohëJeta në çift do të jetë e qetë, pa ulje-ngritje. Është shumë e rëndësishme të ruani qetësinë nëse gjendeni përpara problemeve madhore si tradhtia apo mungesa e besimit reciprok. Sigurisht që nuk do të përballen me kriza të thella të gjithë të lindurit në shenjën e binjakëve, por çiftet e konsoliduara është mirë që të shmangin hapat e gabuar. Beqarët
do të jenë shumë kërkues, pasi me spontanitetin e tyre do të joshin me fjalë të ëmbla e shikime të ndrojtura.Me ushqimet e keni tepruar paksa, pasi ju karakterizoheni si mëkatarët më të mëdhenj kur vjen puna tek ushqimi. Do të ndieni nevojë të ushtroheni pak më shumë me sport dhe të bëni një jetë më aktive. Gushti është muaji i rikuperimit fizik, por duken shmangur sforcimet e panevojshme.
Gaforrja
Muaji gusht do t’u sjellë kënaqësi të mëdha profesionale personave që punojnë në fushën e turizmit, të spektaklit apo të marrëdhënieve me klientin. Qershori dhe korriku ,gushti kanë qenë muaj mjaft të volitshëm sa u përket mundësive, por edhe shtatori nuk mbetet mbrapa. Ndaj, nëse ju paraqiten alternativa të reja pune dhe jeni ngurrues, pranojini dhe ndërmerrni ndryshimin, pasi në shtator mundësi të tilla do të jenë më të rralla.Marrëdhëniet në çift do të karakterizohen nga ëmbëlsia, romantizmi dhe përkëdheljet,por keni edhe ju disa probleme të vogla që do të dini t’i zgjidhni më së mirë. Për beqarët ky do të jetë muaji i njohjeve të reja. Ju këshilloj të tregoheni më të çlirët. Do të ndiheni shumë energjikë dhe keni dëshirë të bëni gjithçka. Shijoni në maksimum pushimet.shtaori do të jetë një periudhë e mrekullueshme rikuperimi fizik, kryesisht mes datave 5 dhe 21 të muajit, kur yjet janë në pozicion të favorshëm. Ju sugjeroj që t’i ruani energjitë për periudhën shtator-dhjetor, kur dikush mund të vërë në provë besimin tuaj.
Virgjëresha
shtatori, një muaj mjaft i rëndësishëm që vjen si qershia mbi tortë pas një korriku që ka lënë shumë për të dëshiruar për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Yjet gjatë këtij muaji favorizojnë çdo ide dhe nismë, por duhet të bëni edhe një bilanc të situatës, pasi në shtator nuk do të keni më mbështetjen e Jupiterit në këtë aspekt. Mund të caktoheni në një detyrë mjaft të rëndësishme në fillim të vjeshtës, nëse do të dini t’i shfrytëzoni sa më mirë resurset tuaja. Sipërmarrësit do të gjenden përballë zgjedhjeve me peshë dhe sugjerohet të shkurtojnë shpenzimet shtesë që situata konkrete e sipërmarrjes së tyre të jetë e qëndrueshme.
Pas një korriku mjaft të tensionuar, te ju lind dëshira për përmirësimin e raportit dashuror. Çiftet që i kanë bërë ballë muajit të kaluar, tashmë janë në një situatë më të qëndrueshme. Afërdita vendoset në pozicion të favorshëm pas datës 5 shtator.
Të favorizuar janë edhe beqarët që këtë verë duan të argëtohen dhe të mos kenë angazhime të mëdha. Ndonjë ndarje e mundshme në këtë periudhë, mund të rezultojë si një çlirim për çiftin në fjalë. Duke qenë se disa planetë janë në pozicion pozitiv me shenjën tuaj, do të jetë më e lehtë t’i dorëzoheni dashurisë.
Peshorja
Muaj shumë i rëndësishëm ky për të lindurit në shenjën e Peshores, pasi Jupiteri do të pozicionohet në shenjën tuaj. Të gjithë ata që kanë punuar fort, kryesisht gjatë pranverës, do të marrin tashmë konfirmimet e shumëpritura, por edhe rendimente të larta. Shitblerjet në këtë periudhë paraqiten të volitshme. Kush ka mundësi të vërë në zbatim një ide të re, nuk duhet të ndalet, por ta konkretizojë atë. Situata në punë do të jetë në përmirësim të ndjeshëm. Disa prej jush që janë mënjanuar gjatë muajve të shkuar, do të jenë sërish në rol protagonist.Jeta në çift gjatë ditëve të para të gushtit do të përqendrohet te çështjet e pazgjidhura me partnerët. Do t’ju jepet mundësia të kuptoni më mirë gjërat që nuk kanë funksionuar dhe të bëni përpara në raportin tuaj. Kjo situatë vijon që prej muajit korrik.
Megjithatë, gjatë pjesës tjetër të muajit do t’u jepni fund pasigurive dhe do të përjetoni ditë të qeta dhe të ekuilibruara emocionalisht. Një muaj shumë i mbarë
për beqarët, duke qenë se favorizon flirtet verore pa angazhime të mëdha për të ardhmen. Ju jeni gjithmonë i shoqëruar nga njerëzit e duhur, ja pse ditët tuaja janë të mbushura me gëzim. Do të merrni një ftesë surprizë që nuk e prisnit.
Shëndeti është në përmirësim të vazhdueshëm.shtatori duhet shfrytëzuar për çlodhje të plotë fizike dhe mendore dhe ju do ta arrini këtë. Por, rreth fundit të muajit, tensioni i akumuluar mund të shkaktojë dhimbje të lehta kokë, çrregullime në stomak apo pagjumësi.
Akrepi
Sa më shumë i afrohemi muajit shtator, aq më mirë është! Ai nënkupton projekte të reja, emocione për ngjarje të rëndësishme dhe realizim të planeve personale. Ndaj, gjatë muajit shtatori duhet të përsosni strategjitë personale dhe të shtroni terrenin e duhur për t’i arritur këto pikësynime. Keni debatuar gjatë në muajt e shkuar me ortakë e bashkëpunëtorë, por gushti sjell pikën e dakordësisë. Nëse doni të nisni një aktivitet të ri, është periudhë e përshtatshme. shtatori e favorizon aspektin profesional këtë vit për të lindurit në shenjën tuaj.
Sa i përket dashurisë, korriku nuk ka qenë një muaj fort emocionues në këtë aspekt, por gushti sjell ndjesi të forta. Është një periudhë që do t’ju shtyjë të rigjeni intimitetin e munguar gjatë si pasojë e shqetësimeve apo situatave familjare. Rezervoni menjëherë pushimet dhe nisuni, ju pret një periudhë pasionale dhe fertile për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. shtatori është mjaft i favorshëm edhe për njohjet e reja të cilat mund të bëhen të rëndësishme më pas.
Muaji gusht sjell energji pozitive në aspektin fizik, edhe pse muajt e fundit kanë qenë mjaft të lodhshëm. Marsi pozicionohet në mënyrë interesante dhe stimulon periudhat e meditimit. Kujdes, në datat 30 dhe 31 mundoheni të qëndroni në qetësi të plotë dhe të shmangni tensionet.
Shigjetari
Marsi pozicionohet pozitivisht në raport me shenjën e Shigjetarit, në bashkëpunim me Saturnin dhe Uranin, sidomos pas datës 12 shtatori. Ky hark kohor do të jetë mjaft i favorshëm për zhbllokimin e disa situatave të ndërlikuara financiare apo profesionale. Edhe çështjet e biznesit do të vijnë në përmirësim e sipër. Ata që punojnë të pavarur do të marrin përgjigje të shumëpritura. Personat që kanë dhënë ndonjë provim apo testim në qershor apo korrik mund të marrin konfirmime pozitive brenda muajit gusht. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që disa prej jush të kërkojnë mundësi të reja diku gjetkë dhe të vendosin të shpërngulen. Megjithatë, kjo është normale që Shigjetarët, që njihen si “qytetarë të botës”.
Jeta sentimentale paraqitet në rikuperim të ndjeshëm në raport me marrëdhëniet e trazuara të muajve qershor dhe korrik. Fundjava e datave 16 dhe 17 gusht do të jetë mjaft pasionante dhe e nxehtë. Historitë e dashurisë të kësaj shenje janë shpesh
aventureske, të rrëmbyera dhe plot adrenalinë. Parashikohen rizgjime të ndjenjave të vjetra gjatë këtij muaji. Edhe beqarët do të gjenden përballë raporteve ndjellëse dhe joshëse.
Muaji qershor ka qenë mjaft i mundimshëm për ju nga pikëpamja fizike, por gushti paraqitet krejt ndryshe falë ndikimit të planetëve. Energjitë pozitive do të mundësojnë ripërtëritjen e organizmit. Periudha mes datë s12 dhe 31 gusht është më stimuluese.
Bricjapi
shtatori, një muaj mjaft i rëndësishëm që vjen si qershia mbi tortë pas një korriku që ka lënë shumë për të dëshiruar për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Yjet gjatë këtij muaji favorizojnë çdo ide dhe nismë, por duhet të bëni edhe një bilanc të situatës, pasi në shtator nuk do të keni më mbështetjen e Jupiterit në këtë aspekt. Mund të caktoheni në një detyrë mjaft të rëndësishme në fillim të vjeshtës, nëse do të dini t’i shfrytëzoni sa më mirë resurset tuaja. Sipërmarrësit do të gjenden përballë zgjedhjeve me peshë dhe sugjerohet të shkurtojnë shpenzimet shtesë që situata konkrete e sipërmarrjes së tyre të jetë e qëndrueshme.
Pas një korriku mjaft të tensionuar, te ju lind dëshira për përmirësimin e raportit dashuror. Çiftet që i kanë bërë ballë muajit të kaluar, tashmë janë në një situatë më të qëndrueshme. Afërdita vendoset në pozicion të favorshëm pas datës 5 gusht.
Të favorizuar janë edhe beqarët që këtë verë duan të argëtohen dhe të mos kenë angazhime të mëdha. Ndonjë ndarje e mundshme në këtë periudhë, mund të rezultojë si një çlirim për çiftin në fjalë. Duke qenë se disa planetë janë në pozicion pozitiv me shenjën tuaj, do të jetë më e lehtë t’i dorëzoheni dashurisë.
Ujori
Për të lindurit e shenjës së Ujorit që kanë nisur një aktivitet të ri që vitin e shkuar është një periudhë aprovimesh dhe konfirmimesh që mund të vijnë krejt papritur. Yjet gjatë gushtit janë pozicionuar bukur dhe ju favorizojnë nëse do të kërkoni mundësi të reja pune. Mos prisni që t’ju bien gjërat nga qielli! Edhe pse gushti nuk është muaji më i përshtatshëm për të kërkuar punë, është një mundësi e mirë për të hartuar strategjinë e duhur për shtatorin, ose për t’u pozicionuar në sektorin e turizmit apo në atë artistik. Jo të gjitha problemet do të zhduken si me magji, por pas datës 22 shtatori tabloja paraqitet mjaft pozitive. Disa prej jush do të përparojnë pas një periudhe të gjatë në vendnumëro.
Edhe për sa i përket dashurisë shtatori paraqitet mjaft i volitshëm, sidomos pas javës së parë. Rreth datës 15 shtatori parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i marrëdhënieve në çift, por edhe mundësi takimesh të reja dhe argëtuese. Nëse je ende në kërkim të dashurisë, mbase dikush do të arrijë ta bëjë për vete zemrën tënde. Historitë e lindura në korrik janë forcuar edhe më tepër pas një periudhe krize dhe gjatë gushtit do të forcohen edhe më tepër.
Ditët e para të gushtit paraqiten të tensionuara në aspektin mendor dhe fizik, jo ndonjë gjë e rëndë, por nuk duhet shkuar deri në sforcim. Edhe në aspektin familjar mund të përballeni me pengesa dhe ndryshim planesh në momentin e fundit.
Peshqit
Muaji shtatori për disa prej jush që duhet të punojnë paraqitet mjaft i lodhshëm. Situatat e ndërlikuara do t’ju shtyjnë drejt vendimeve mbase të nxituara. Të vendosni në gusht
për të shkëputur lidhjen me të shkuarën dhe për t’ia nisur nga e para, mund të jetë mjaft e rrezikshme. Nuk po them se s’duhet të ndërmerrni nisma të guximshme, por të paktën prisni deri në shtator, sepse gushti është një muaj dredharak dhe këshilltar jo i mirë sa i përket arsyetimit.
Edhe në aspektin e dashurisë, gushti është një muaj jo fort pozitiv për të lindurit në shenjën e Peshqve. Një nga problemet më të mëdha për të lindurit e kësaj shenje është se shpesh ndihen të braktisur e të lënë pas dore. Ndaj, kërkojnë më tepër siguri te marrëdhëniet në çift. Edhe dashuritë e reja që do të lindin në shtatori nuk do të jetë e lehtë të vazhdojnë më tej. Është një muaj analizash dhe shkëputjesh përfundimtare. Megjithatë, nuk duhet të mbylleni në vetvete.
Mos u stërmundoni dhe shmangni udhëtimet tejet të gjata apo edhe stresin. Gushti duhet shfrytëzuar për t’u çlodhur, që do të thotë se sa më pak të mundohesh, aq më mirë është. Diçka ndryshon në harkun kohor 23-31 shtatori sa i përket gjendjes tuaj të humorit, por duhet medoemos të kuroni gjenden e ankthit dhe lodhjes fizike, sidomos femrat e kësaj shenje