Nëse keni vënë re trendet e modës së Meghan Markle-it pasi ajo u bë zyrtarisht u bë pjesë e familjes mbretërore, atëherë me siguri këni vënë re se ajo në daljet e saj publike i shoqëron veshjet me një kapele.
Stil ky që ju bën të pyesni vetën se pse nuset e familjes mbretërore mbajnë kapele në pjesën më të madhe të kohës.
Rezulton se mbajtja e kapeles është pjesë e protokollit mbretëror, dhe se protokolli është i frymëzuar nga rregullat tradicionale.
Protokolli mbretëror thotë se gratë duhet të veshin kapele për të gjitha rastet zyrtare mbretërore, një rregull etik që daton në vitet 1950, pasi u pa si e papërshtatshme që gratë klasës së lartë mbretërore të tregonin flokët e tyre në publik, shkruan Faxweb.
Veshja kapeles është gjithashtu një lloj statusi simbol në sajë të këtij rregulli, ku vizualisht tregoni se jeni pjesë e elitës dhe i përmbaheni rregullave të zotërinjve duke vënë një kapelë për ta kombinuar me rrobat tuaja.
Burimi: Bustle
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post