03:11 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A e dini pse na zë lemza? Pse qajmë? Pse flejmë? Pse skuqemi? Jua themi ne!

22:45 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
A e dini pse na zë lemza? Pse qajmë? Pse flejmë? Pse skuqemi? Jua themi ne!

Qarja
Në mesin e qenieve të shumta që popullojnë planetin tonë, njerëzit janë të vetmit që lëshojnë lot për shkak të arsyeve emocionale, ndërsa një numër i vogël, si elefantët ose të dashurit “e fortë”, këtë gjë e bëjnë thjeshtë për të pastruar pluhurin e mbledhur në sy. Njerëzit nuk qajnë vetëm për të përcjellë ndjenjat rreth ndonjë problemi në mjedisin e vet; tashmë shkencëtarët besojnë se lotët në vete përmbajnë dhe hormone të caktuara të padëshirueshme dhe proteina të tjera, që trupi ynë i prodhon gjatë kohës së periudhave stresuese, të cilat në këtë mënyrë dalin nga trupi. Në fund të fundit, edhe ju vetë, me siguri të paktën njëherë në jetë keni patur atë “qarjen e mirë” (shfryrjen), e cila në atë moment ju ka ndihmuar me të vërtetë.

Lemza
Lemza në fakt paraqet ngërçet e pavetëdijshme të diafragmës – membranat muskulore në gjoksin tonë, të cilat kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm te frymëmarrja. Shkaku më i shpeshtë i lemzës është irritimi i diafragmës, kryesisht për shkak të ushqimit të tepërt ose të paktë në stomakun tonë. Ajo çka më së shumti huton shkencëtarët është qëllimi i lemzës, pasi lemza nuk shërben për asnjë qëllim fiziologjik. Një teori pohon se lemza është mbetje e refleksit të lashtë të gëlltitjes. Pavarësisht asaj se për çka ka shërbyer dikur, një gjë është sigurt – lemza mund të jetë shumë e lodhshme nëse zgjat shumë, prandaj është e rëndësishme që sa më parë të merrni ndonjë nga ilaçet e shumta shtëpiake dhe ta largoni këtë pengesë.

Gjumi
Njeriu mesatar kalon një të tretën e jetës duke fjetur. Përveç disa përjashtimeve të njohura, shumica e njerëzve nuk munden pa gjumë më shumë se disa ditë. Megjithatë, gjumi është një nga aktivitetet tona, për të cilin në anën tjetër dimë dhe kuptojmë fare pak. Shkencëtarët pajtohen për atë që funksioni primar i gjumit është mbajtja e trupit – nga prodhimi i kimikateve të nevojshme për funksionim të mirë në gjendje të zgjuar e deri te vetworganizimi i neuroneve. Nga të gjitha fazat e gjumit, më e rëndësishmja është e ashtuquajtura faza REM (rapid eye movement – lëvizja e shpejtë e syve), të cilën e karakterizon aktiviteti i lartë i neuroneve. Shumë teori flasin për rëndësinë e gjumit për kujtesë dhe mësim. Pikërisht gjumi është mënyra më e mirë që ndonjë kujtim yni të kalojë nga memoria afatshkurtër në atë afatgjatë

Skuqja
Skuqja në faqe është reaksion universal njerëzor si pasojë e ndonjë vëmendjeje shoqërore. Të gjithë ne skuqemi, por te disa njerëz është më e dukshme se tek të tjerët. Më së shpeshti skuqemi kur njoftojmë dikë të famshëm, marrim kompliment ose përjetojmë emocione të forta në ndonjë situatë shoqërore. Venat në fytyrë zgjerohen, çka mundëson qarkullim më të mirë të gjakut në fytyrë dhe faqe. Megjithatë, shkencëtarët ende nuk e kanë tërësisht të qartë pse ndodh kjo dhe për çka shërben saktë në aspektin biologjik.

Etiketa: emocione
Pas

VIDEO/ “VAR është një m**”, pas barazimit me Spanjën, lojtari i Marokut nuk përmbahet

Para

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 26 Qershor 2018

Para
HOROSKOPI, 23 qershor 2018

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 26 Qershor 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.