Truri i njeriut e ka kapacitetin dhjetëfish më të madh sesa ai që ishte supozuar më parë, dhe mund të ruajë 4.7 miliardë libra, zbulojnë shkencëtarët të cilët kanë matur kapacitetin e ruajtjes së sinapseve, lidhjet e trurit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.
Studimi i publikuar në ELife tregon se ata kanë zbuluar se, mesatarisht, një sinaps mund të ruajë rreth 4.7 bit informacione. Kjo do të thotë se truri i njeriut e ka kapacitetin e një peta-biti apo 1 000 000 000 000 000 bitëve. Një peta-bit është njëjtë sikurse 20 milionë sirtarë të mbushur me tekste, 13.3 vite të incizimeve HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe web. Sa i përket këtij zbulimi, profesori Terry Sejnowski nga Salk Institute for Biological Studies, ka thënë se ky zbulim është historik në fushën e neuroshkencës.
(M.Q/Faxweb)