Kryeministri Rama duket se dhe këto dy ditë të mbetura para zgjedhjeve ka menduar që t’i shfrytëzojë në të gjitha ekranet televizive.
Sot në mëngjes në paralelizëm me Metën që ishte i ftuar në emisionin e Bashkim Hoxhës, Rama kishte zgjedhur “Wake Up” në “TCH”.
Me dy moderatorët Rama ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së tij përtej politikës duke komentuar dhe zakonin e kafes së mëngjesit.
“Kafeja e parë është me Lindën në ballkon, më pas vazhdoj në zyrë me dy kafe të tjera. Gjatë fushatës kalon në një regjim automatik. Linda kujdeset për zërin tim. Ndërsa janë edhe dy njerëz të tjerë që më kanë në dorë: Endri Fuga dhe shoqëruesi im Feti Zeneli. Ata më thonë zgjohu, hip, zbrit…”
Në lidhje me kritikat që merr nga kundërshtarët politikë, Rama tha: “Kam një antiplumb të padukshëm për kritikat që shkojnë te familja”.
Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe deklaroi se kohën për t’u kthejë përgjigje atyre që i komentojnë e gjen gjatë udhëtimeve me makinë ose natën vonë.
Kujtojmë se kjo intervistë ka qenë e veçantë edhe për moderatorin Eno Popi, i cili pak ditë më parë ka humbur nënën e tij.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post