Ditë pas dite publikohen dëshmi të reja nga pushuesit se çmimet në jug të vendit janë disi të kripura.
Edhe pse krahasuar me shtete të tjera si kosto është më e ulët e përzier kjo me të ardhurat e shqiptarëve dhe shërbimin që ofrohet shifra në fund duket paksa e ekzagjëruar.
Rasti më i fundit i çmimeve stratosferike vjen nga një darkë në Borsh, realisht nga fatura shijon me të vërtetë e kripur.
“Në Borsh tani per darke. Buket jane simite per nje person, te thjeshta. Abuzim totoal ne jug te Shqiperise,-shprehet djali për JOQ.al.
Ajo që të bie më shumë në sy nga të gjithë çmimet e tjera është kostoja e një panineje që kushton 1 mijë e 500 lekë të vjetra. Jo pak për disa kafshata.
(E.K/SHUPLAKA)