11:46 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A e dini sa kushton varësia juaj ndaj kafesë? Ja sa shpenzoni në një vit

10:12 | 12/03/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
A e dini sa kushton varësia juaj ndaj kafesë? Ja sa shpenzoni në një vit

Disa njerëz nuk mund të fillojnë ditën pa një filxhan kafeje – por kjo varësi ndaj kafeinës mund t’ju kushtojë shumë më tepër sesa e mendoni.

Një kalkulator i ri në Britani llogarit se sa ju kushton pija juaj e preferuar çdo vit, duke marrë parasysh llojin e kafesë dhe sa shpesh e pinë atë gjatë javës, dhe shuma përfundimtare mund të jetë mjaft tronditëse. Kalkulatori zbuloi se blerja e kafesë disa herë në javë mund të shkojë qindra paund në një vit.

“Të varurit” pas kafesë, të cilët e shijojnë atë pesë herë në javë, llogaritet të shpenzojnë deri në 700 paund në vit, kjo e barabartë me qira mujore të një banese.

Blerja e një kafe ekspres çdo ditë, për shembull, shkon në një shpenzim mesatar prej 12.50 paund në javë ose gati 650 paund në vit, kjo sipas kalkulatorit të shitjes me pakicë të “Play like mum”.

Edhe blerja e një kafe filtër që kushton më lirë, llogaritur për pesë herë në javë shkon në një mesatare pre 9.75 paund në javë ose 507 paund në vit.

Çmimet bazohen në koston mesatare të kafesë tuaj të zgjedhur në Kosta, Starbucks dhe Caffe Nero.

Për të përdorur kalkulatorin, të fiksuarit pas kafesë duhet të zgjedhin pije të preferuar nga një menu, dhe pastaj futni numrin e ditëve që e konsumoni. Llogaritësi pastaj ju jep një shpenzim mesatar javor dhe vjetor.

Po në Shqipëri?

Në vendin tonë çmimi i kafesë, duke i marrë në tërësi kafe, ekspres, makjato, duhet thënë se nuk kemi një mesatare çmimesh. Për shembull një makjato në zona të ndryshme të Tiranës fillon nga 60 lekë në Kombinat deri te deri në 120 lekë në bllok, ndoshta edhe më shumë, në varësi të orarit.

Por nëse marrim një mesatare të një makjato që kushton 80 lekë, viti ka 52 javë.

Nëse një shqiptar pinë 5 kafe në javë, shpenzimi shkon 400 lekë në javë, dhe 20,800 lekë në vit (mund te gjesh edhe ndonjë apartament me qira me këtë çmim). Por duke ditur që kafedashësit nuk e mbyllin ditën vetëm më një kafe, kostoja është shumë herë më e lartë, kjo krahasuar edhe me të ardhurat mujore të një shqiptari./Scan

Etiketa: kafeshpenzim
Pas

Nëse flisni vazhdimisht për veten tuaj, atëherë ju vuani nga …

Para

Polica greke ka sekuestruar 3 ton marijuanë të ardhur nga Shqipëria

Para
Polica greke ka sekuestruar 3 ton marijuanë të ardhur nga Shqipëria

Polica greke ka sekuestruar 3 ton marijuanë të ardhur nga Shqipëria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu! Seanca e radhës më 18 qershor

Një ndalim për vjedhje dhe disa procedime penale për kanosje, shqetësime dhe shkelje të tjera në Shkodër

DVP Fier:Një i arrestuar për dhunë në familje dhe disa të proceduar për konflikte dhe shkelje të qarkullimit rrugor

Dy të arrestuar në flagrancë dhe një rast denoncimi për largim nga banesa në Durrës

Kosovë, kriza vazhdon/ Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 31-të

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, dyshimet e para për shkakun

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

Finalizohet operacioni “Skeda”, arrestohet 40-vjeçari që vodhi në spital dhe në një dyqan elektronik

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.