Mbërritja e Kolonel Dritan Demirajt në krye të Ministrisë së Brendshme u prit me kureshtje nga sytë e publikut.
I njohur për përplasjet e tij me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, plot interes pritej dhe ballafaqimi i tyre në mbledhjen e qeverisë.
Mirëpo Demiraj është mjaft i njohur dhe në qarqet e shërbimit ushtarak, ku nuk ka munguar as pjesëmarrja e tij në misione ndërkombëtare.
Madje pak kohë më parë ai ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë edhe një libër, për stategjitë e mbrojtjes kundër ISIS-it.
‘’Të nderuar miq! Për 4-5 muaj del libri im i 29-të, një nga botimet më të argumentuara, më të plota, historik, analizë, inteligjencë, strategji, taktika dhe me propozime konkrete për mposhtjen e ISIS-it që është botuar deri me sot ne perendim:
“Ngritja dhe renia e Shtetit Islamik- The Rise and the Fall of the Islamic State” 600 pages’’, shkruante pak kohë më parë Demiraj. (E.K/SHUPLAKA)