Gjatë lojërave olimpike të “Tokio 2020” kemi parë që kampionët kanë kafshuar medaljet e fituara. Dhe kjo ka ndodhur shpesh. Po pse e bëjnë ata një gjë të tillë?
“CNN”-i sjell një shpjegim se e gjitha ka lidhje me nxitjen nga media.
David Wallechinsky, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqërisë Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë, i tha CNN-it në 2012 se ndoshta është një përpjekje për të kënaqur median.
“Është bërë një mani me fotografët”, thotë Wallechinsky, bashkautor i “Libri i plotë i Lojërave Olimpike”.
“Unë mendoj se ata e shikojnë atë si një shkrepje ikonike, si diçka që ju ndoshta mund ta shisni në media. Unë nuk mendoj se është diçka që atletët ndoshta do ta bënin me mendjen e tyre.”, thotë ai.
Fenomeni nuk është ekskluziv vetëm në Lojërat Olimpike. Superylli i tenisit Rafael Nadal është bërë i famshëm pasi duket sikur dëshiron të heqë një copë nga trofeu që fitoi.