Nga Armand Maho
Sot po pija kafe me nja dy nga ata të djathtët 24 karatësh të zonës së Saukut, ku kisha dërguar makinën në servis. Persona të cilët nuk e kanë dashur rregjimin që në kohen kur vepronte neni 55 i agjitacionit e propagandës!
Që në kohën kur ata që etiketojnë cdo zë kritik sot për rezultatin e zgjedhjeve si njerëz që po çojnë ujë në hullinë e Ramës, ose njerëz që PD e duan vetëm për ofiqe, nuk kishin lindur akoma. Njerez që kanë mbajtur në duart e tyre foshnjën e sapoardhur në jetë në atë dhjetor të 90-ës dhe që nuk e braktisen kurrë, por e mbrojtën dhe e përkrahën me aq sa dinin dhe me aq fuqi sa kishin.
Ata nuk kishin facebook, nuk lexonin portale por ishin të mllefosur për ate ” hata” që ndodhi më 25 qershor, siç do me shprehej njeri prej tyre.
Të dy personat që ishin në vigjilje të 70-ve mu duken te pezmatuar dhe te zhgenjyer, njesoj si shume te tjere te cilet se honepsin fot faktin se do e shtyjne dhe kater vjet nen thundren e Rames!
– Aha ky qe ka ardhe ska kellqe me sjelle prap PD ne pushtet! Do me thoshte Lushi, nje prej bashkebiseduesve te mij, teksa rrufiste kafene. U rreka ti mbushja mendjen se ne zgjedhjet e 25 qershorit ishte nxjere uje i zi! Qe votat ishin blere, dhe Rama kish perdorur te gjithe makinerine shteterore per te blere vota…
– Keto i kemi degjuar ne TV na thuaj cfare ishte kjo hata se njerzit or cun po te deshen dhe po ua mbushe mendjen spyesin jo per Ramen dhe paret e tij po per pejgamberin vete- ma preu fjalen bashkebiseduesi!
Ne te vertete kjo eshte pjesa e cila e nuhat me se shumti ate cfare do ndodhe! Jane njerez te thjeshte ne pune te tyre qe as kane pretenduar e as pretendojne ofiqe zyrtare apo deputetlleqe. Jane njerez te cilet PD e kane pare si parti te tyre, si forca e cila do i jepte te drejte pronareve dhe te persekutuarve. Si forces qe mund ti falin dhe shperfilljen, apo dhe lenien jashte vemendjes por kurrsesi smund ti falin nje humbje te tille.
Edi Rama do formoje qeverine shume shpejt! Brenda dates nente shtator! Bashkebiseduesit e mij do shohin si do marrin detyrat ministrore bijte e atyre qe i persekutuan per 50 vjet. Do marrin qeverine serish ata qe burgosen bashkefshatatret e tyre per drita, apo per nje mur avllie qe ishte gati ne te rrezuar. Demokratet dhe te gjithe ata qe kane vuajtur ne kater vitet e shkuara do shohin ata qe abuzuan me shendetesine, ata qe po rrezikojne te na kthejne dhe nje here vizat, qe ngrekosen dhe pereserisin pafundesisht se ” po bejne shtet”. Kush mund tja shpjegoje demokrateve te thjeshte kete. Me intuiten e tyre bashkebiseduesit e mij kuptonin se smund tja adresonin kujt tjeter fajin pervec se atij qe i premtoi fitoren!
– Do këllqe kjo punë or mik, një punë ose e bën ose se ben dot- riperseriti dhe iku duke lënë dhe kafen pa e pirë plotësisht!
Discussion about this post