11:09 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A e humbi kauzën kundër koncesioneve Lulzim Basha?! (DEKLARATAT KONTRADIKTORE NË PD DHE NJË ANALIZË NUMRASH)

10:30 | 22/12/2016
në Aktualitet, Politikë
0
A e humbi kauzën kundër koncesioneve Lulzim Basha?! (DEKLARATAT KONTRADIKTORE NË PD DHE NJË ANALIZË NUMRASH)

Këtë paradite pritej reagimi zyrtar i Partisë Demokratike pas zbardhjes së votimit lidhur me amendamentin Vasili, për çështjen që nga periferike u kthye në thelb për atë që po ndodh në politikën shqiptare. Lulzim Basha me grupin e tij parlamentar është pro apo kundër qeverisë Rama dhe koncesioneve?! Kjo është pyetja që sot selia e PD-së duhet t’i ishte përgjigjur mirë, për të sqaruar qytetarët për aktin që kreu në Parlament.

Por me sa duket gjithçka u mbyll me deklaratën legjitime të deputetes Albana Vokshi, e cila ka votuar pro Amendamentit për bllokimin e koncesionit dhe me një tjetër deklaratë të fortë që meriton vëmendje. 

RENDITJA KRONOLOGJIKE E FAKTEVE

1.Petrit Vasili propozon amendamentin për bllokimin e koncesionit të Laboratorëve.

2.Amendamenti nuk miratohet dhe merr pro vetëm 39 vota, kundrejt 63 të tjerave kundër.

3.Zbardhet mënyra se si kanë votuar deputetët, ku surpriza rezulton mungesa e 21 deputetëve demokratë, 2 të LSI-së, votat abstenim të Ilir Metës e Edi Ramës, mungesa në votim e 7 deputetëve të tjerë dhe 4 socialistë.

4.Partia Demokratike shpjegohet plot 2 ditë pas votimit, vetëm kur votimi bëhet publik nga ”Shuplaka” se pse nuk votuan kundër koncesionit dhe këtë e bën me dy deklarata kontradiktore: Deklaratën e Albana Vokshit që dënon koncesionin dhe deklaratën e dytë ku sulmon Lëvizjen Socialiste për Integrim.

ANALIZA E THJESHTË E VOTIMIT

Dy fakte u vunë re dje gjatë votimit:  Emrat e deputetëve që munguan për të mos mbështetur Petrit Vasilin janë ish-kryeministri dhe deputetët rebelë të lidershipit të ri të PD-së si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode etj dhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është edhe akti i deputetëve rebelë të PS-së, tashme me partinë e tyre Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, që deri dje kundërshtonin fuqishëm Ramën, por që me mungesën e tyre i bënë një shërbim të madh.

Po a mund të kishin bërë shumicën për ta bllokuar koncesionin e laboratorëve LSI-ja dhe PD-ja? Nëse Partia Demokratike do të kishte vendosur të mbështeste nismën e LSI-së, rezultatet do të ishin këto:

-Pro Amendamentit Vasili votuan 20 deputetë të Partisë Demokratike dhe 14 të LSI-së. Në total 34. Atyre iu bashkuan, Vangjel Dule i PBDNJ-së, 2 të Partisë Republikane dhe 2 të PDIU-së. Pra në total 39. Por nëse do u ishin bashkuar edhe 21 deputetë të tjerë të PD-së, shifra do shkontë në 60.

-Nëse këtyre 60 do t’u bashkohej Ilir Meta që votoi abstenim dhe dy deputetë të LSI-së që munguan Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo, totali do kishte shkuar 63.

-Por po të shihet me vëmendje, është edhe një grupim tjetër që munguan: Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, dy kundërshtarët e fortë të Ramës dhe 5 të tjerë: Gjovalin Bzhetaj, Agron Duka, Florjan Mima, Fatmir Mediu të Partisë Republikane si dhe Nard Ndoka i Demokristianëve. Në total nëse këtyre 63 do t’u ishte bashkuar grupi i të shtatëve, shifra do të shkonte 70.

-Po kështu, nëse Spartak Braho do kishte votuar Amendamentin Vasili, shifra do shkonte 71. Për maxhorancën, nëse Rama do votonte kundër amendamentit, por do votonte ndryshe Braho, sërish numri do ishte 63.

-A do mbetej në raportin 63 me 71? Jo. Sepse maxhorancës i munguan edhe 4 deputetë të saj. Pra raporti final do të kishte qenë 67 me 71. Pra në total 138 deputetë, me 2 deputetë që nuk ishin fare prezentë (Parid Cara dhe Armando Prenga).

MARRËDHËNIA PD-LSI DHE NJË DEKLARATË

Sot demokratët kanë bërë një deklaratë shumë të fortë duke treguar qartë se nuk kanë dashur të bëhen vegël e LSI-së. Po çfarë deklarojnë ata konkretisht? Sipas tyre amendamenti i Vasilit nuk kishte asnjë vlerë ligjore. Dhe në këtë rast pyetja do qe e thjeshtë: Nëse është e vërtetë që s’ka vlerë ligjore  pse një pjesë e deputetëve të saj morën pjesë në votim?

”Vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në.

Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet.  LSI është bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, konçesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt.Nëse Ilir Meta është për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së.”, vazhdon më tej me deklaratën e saj Partia Demokratike.

Për Partinë Demokratike a duhet të ketë përparësi interesi i publikut dhe kauza kundër koncesioneve apo lufta ndaj LSI-së?!

Se siç e thotë në deklaratën e saj, nëse ”kjo është opozita”, me siguri zëri i interesit publik do të duhej të përfaqësohej me blindimin e votave kundër koncesionit që siç Basha e thotë përditë pasuron oligarkët./Valmora Gogo-SHUPLAKA

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”152″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: amendamenti vasilikoncesionilulzim basha
Pas

Tronditëse, adoleshentit i rrezikohet jeta nga kufjet e telefonit (FOTO)

Para

Rrethohet autori i plagosjes së policit në Lezhë, është i armatosur

Para
Vodhi 80 mijë lekë në dyqan, i riu i armatosur në kërkim

Rrethohet autori i plagosjes së policit në Lezhë, është i armatosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

“Nuk e kemi luftën me ju”, Netanyahu i drejtohet me fjalim popullit të Iranit

Sulmet e Iranit, ministria e Jashtme: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta

Sulmi i Iranit mbi Izrael, Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

Irani: Dy gjeneralë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.