Ish-minitsri i Financave, Arben Malaj deklaroi për “Natë me Xhaxhiun”, në Televizionin Fax News se qytetarët shqiptarë duke qenë se të afërmit e tyre janë integruar në shumë vende të zhvilluara të botës, e shohin më të arsyeshme të ikin nga vendi se sa të rezistojnë dhe kërkojnë ndryshimin.
Duke folur për aktualitetin politik në vend, Malaj tha se duhet eleminuar mundësia e një konflikti civil siç ndodhi në 97’.
“Duhet eleminuar mundësia e një konflikti civil siç ndodhi në 97’. Vendi ka shumë mënyra demokratike për të ndryshuar situatën. Ndryshimet e mëdha i bëjnë ata që vijnë, dhe po marr rastin e Tsipras në Greqi, fitoj vetëm 5% të votave në garën për bashkinë por ai vendosi të krijojë një parti dhe fitoi zgjedhjet e përgjithshme”, deklaroi Malaj.
Pyetjes se a e ka mbaruar misionin e saj Rilindja, ish-ministri socialist iu përgjihk: “Të majtët, është kthyer në traditë se pasi vijnë në pushtet shkëputen nga programet sociale, dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh edhe në vendet europiane. Dhe këto modele qeverisëse ndikojnë negativisht në jetën dhe mirëqënien e qytetarëve diçka që shkakton pakënaqësi”.
Malaj tha gjithashtu se në debatin publik të partive politike ai sheh një ideologji dhe nuk jo një program për formimin e një shteti me formim ligjor dhe me baza të forta ligjore.
(F.GJ/FAXWEB.AL)