Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës flet për shkarkimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
“Nuk kam asnjë dijeni për këtë çështje por një gjë mund ta them me bindje të plotë pavarësisht çështë thënë në portale nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të LSi. LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për shkarkimin e asnjë ministri.”, ka deklaruar kreu i LSI-së.
Që pas shkarkimit të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, në media është përfolur se si shkëmbim nga Ilir Meta i është kërkuar kryeministrit Edi Rama “koka” e Saimir Tahirit, pra shkarkimi i tij.
BISEDA
Hila: Përgjimi nga Tahiri, është e vërtetë?
Meta: Nuk dëshiroj të merrem me fjalë dhe nuk shqetësohem fare nga këto çështje.
Hila: Kjo është çështje e rëndësishme
Meta: Ndonjë problem i çështjes së sigurisë kombëtare nuk është se nuk bëjme ndonjë gjë që cënojmë sigurinë kombëtare (qesh). Çdo gjë që raportohet në media nuk mund të merret e vërtetë por për mua është e rëndësishme që përpjekjet t’i fokusojmë kundër krimit të organizuar
Hila: Shkarkimi i Tahirit, a e keni kërkuar ju?
Meta: Nuk kam asnjë dijeni për këtë çështje por një gjë mund ta them me bindje të plotë pavarësisht ç’është thënë në portale, nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të LSi. LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për shkarkimin e asnjë ministri. Vërejtje kemi edhe për ministrat e LSI, kemi bërë zëvendësime, por i takon kryeministri të vendosë për minsitra, sidomos për ata të PS-së.
PRESIDENTI:
Meta: Natyrisht do kemi një president apo presidente.
Hila: Keni një emër?
Meta: Asnjë emër, asnjë emër. Asnjë ngjyrë. Vetëm një standart: është ë domosdoshëm: kjo figurë të jetë sa më konsensuale
RROSHI:
Ne s’kemi qenë dakord për kryetarin e bashkisë për shkak të problemeve që parathuheshin, kështu kandidatura ishte në një proces të njëanshëm
(D.D/Shuplaka)