Pas ndeshjeve të ditës së sotme, ku duket se Vllaznia me një këmbë gjendet në Kategorinë e Parë, gazetari Artan Hoxha ka reaguar në Facebook, ku deklaron se e kishte paralajmëruar që në 7 shkurt, pas zgjedhjes së Dukës si president, këtë skenar, me shkodranët që do të binin nga kategoria.
Postimi i plotë
A e mbani mend?! Mos me thoni qe e keni harruar!!! Ju pata thene qe me 7 shkurt 2018, diten kur bosi i mafia-s, me falni bosi i FSHF-se Don Duka sapo mori mandatin e peste, per ironi te fatit dhe me voten demokrate te Vllaznise.
Keqardhje pafund dhe nje turp i madh per futbollin shqiptar. Skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar rrezohet nga kategoria bash ne 100 vjetorin e themelimit te saj. Historia e futbollit shqiptar nuk shkruhet me ne fushe por ne tavolinat e FSHF-se. Dhe mos me thoni qe nuk ju paralajmerova, … bie Vllaznia e madhe dhe historia e saj, ngjitet Kastrioti i Krujes… respekte shkodrane, historine tuaj nuk ka FSHF qe e erreson….
Jeta vazhdon, FSHF ka plote ndeshje perpara per te kurdisur…
(M.Q/Faxweb)