14:42 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A e pati fatin Rama ta informojë ministrin e Jashtëm gjerman për kanabisin?!

15:22 | 17/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A e pati fatin Rama ta informojë ministrin e Jashtëm gjerman për kanabisin?!

”Pata fatin ta informoj ministrin e Jashtëm gjerman për reformën në drejtësi…”, kjo qe pak a shumë thelbi i asaj që kryeministri Rama tha lidhur me takimin me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Por pyetja thelbësore, që Ramës, ashtu si në konferencën e Gabrielit me Ditmir Bushatin nuk iu bë, është pikërisht: a e informoi për tonelatat e kanabisit që prej kohësh qarkullojnë në Shqipëri?!

”Me siguri do jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë moment”, e ka garantuar Rama, ministrin e Jashtëm gjerman, por nuk dihet nëse e ka informuar se çfarë ka ndodhur me drogën, dekriminalizimin, apo frikën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fatkeqësisht dalja publike Rama-Gabriel ishte thjesht një deklaratë dypalëshe, pa u lejuar asnjë pyetje nga gazetarët. Madje, Gabriel që ashpërsoi tonet për opozitën foli në emër të shumicës dhe Z.Edi Rama që dikur kishte qenë ”pakicë”.

DEKLARATA E PLOTË E SIGMAR GABRIEL NË KRYEMINISTRI:

”Ne të dy jemi anëtarë të partive socialdemokrate dhe shpesh mund të interpretohet si pikëpamja jonë e përbashkët, por më lejoni të them se është pozicion i qeverisë federale.

Forca e Bashkimit Europian, për të krijuar apo ofruar perspektivën e Bashkimit Europian mbetet e njëjtë.

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhen që nesër anëtarë, por ne si qeveri jemi të mendimit që mund të bëjmë shumë më tepër për zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë.

Këtu të tregohet rruga që të çon drejt këtij destinacioni që ia vlen të angazhohesh. Për këtë qëllim sipas bindjes së qeverisë federale duhet më tepër angazhim.

Ne kemi marrë shënim të gjitha thëniet e Z.Rama lidhur me procesin e Berlinit, por nga ana tjetër ka një ngadalësim lidhur me procesin.

Dëshirojmë të bëjmë të qartë se ku mund të ndihmojmë, Shqipëria ndërkohë na ka bërë të qartë se ka një vështirësi teknike për të realizuar këto projekte.

Pika e tretë është që qeveritë t’i inkurajojmë në rrugën e tyre drejt BE që mos t’i ndalojmë në reformat, ndonjëherë është e vështirë të bëhet kjo se cekin interesa të caktuara, megjithatë nuk ka asnjë alternativë veç reformës në drejtësi, dhe reformës kundër korrupsionit.

Realizimi i Reformës në Drejtësi apo Vettingut, kjo na shqetëson që vendi është i ndarë në dy pjesë që deputetët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin. Kjo nuk është dicka e kuptueshme nga ana jonë. Ky është mendimi i qeverisë federale që përfaqëson CDU/SPD.

Së pari rikthimin e opozitës në parlament dhe së dyti realizimin e Vettingut.

Nëse opozita ka shqetësime për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka vetëm një mundësi, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për këtë, të sjellim vëzhgues, si të financohen, por për këtë të diskutohet në parlament jo në çadër. Ndaj këshillojmë me urgjencë që të shkojë në parlament.

Nëse vendi shkon në një situatë kaotike, ne sigurisht nuk mund të japim mbështetje, duhet të kapërcejmë interesat personale për interesa kombëtare. Mendoj që interesi kryesor është vazhdimi drejt rrugës së BE-së, kush bojkoton parlamentin, ai dëmton vendin!

Për forcën e ligjit dhe jo ligjin e forcës. Ata duhet të pranojnë shumicën se ushqejnë pjesën që dikur do të bëhen shumicë, ashtu si Edi Rama dikur ka qenë pakicë.

Proceset në të gjithë Europën bazohen në disa parime plotësisht të thjeshta. Pse dëshirojnë njerëzit të shkojnë në Europë? Sepse është për forcën e ligjit dhe jo për ligjin e forcës. Unë besoj se është e rëndësishme t’i qëndrojmë këtij parimi, duhet të merren parasysh premisat më të mira për zhvillimin e vendit. Ne si gjermanë duam t’iu ndihmojmë.” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramamerkelministri i jashtem gjermanSigmar Gabriel
Pas

Rama i jep fjalën ministrit gjerman: Do e kapërcejmë këtë moment

Para

Pas 6 muaj, Vesa Luma vjen me një projekt të ri (FOTO)

Para
Pas 6 muaj, Vesa Luma vjen me një projekt të ri (FOTO)

Pas 6 muaj, Vesa Luma vjen me një projekt të ri (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot afati i fundit, bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare! Kush nuk e dorëzon, do të përballet me ligjin

Vrasja e Kozeta Teços, avokati i Ilirjan Selmanit: Nuk ka pranuar autorësinë në asnjë moment, ka shprehur keqardhje për viktimën

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

Dëmet nga zjarret në vend/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë dhe banesave

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani

Zjarret në vend! Ministri Hoxha bën bilancin: U përballëm me 59 vatra të mëdha në rang republike. 21 persona në pranga. Të ashpërsohet dënimi për…

Vrau tre shqiptarë dhe plagosi disa të tjerë në Prizren, Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Kultivonte kanabis në Mnelë, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim një minoren bashkëpunëtor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.