Nën justifikimin se në konferencën e sotme me gazetarët do të flasë vetëm për raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 Prillit, Lulzim Basha nuk iu përgjigj pyetjes direkte nëse Sali Berisha është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Gazetarët e pyetën Bashën, nëse Berisha do të ishte subjekt i ligjit, njësoj siç kjo forcë politike kishte pretendime për Tom Doshin, por kreu i opozitës refuzoi që të jepte një përgjigje konkrete.
Basha tha se PD ndihet krenare për inicimin e ligjit të dekriminalizimit, duke imponuar një standard të ri për të zgjedhurit.
Basha:
Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë sesi detyruam, mazhorancën që të pranonte plagën e rëndë të kriminalizmit të politikës, me persona me rekorde të tmerrshme kriminale si deputet, si kryetar bashkie apo zyrtarë të PS-së. Kriminalizimi i politikës është një plan kryekëput i kryetarit të kësaj partie.
Nuk kam për të komentuar asgjë që është temë jashtë këtij raporti.
(E.K/Faxweb.al)