23:23 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A e ”shpëton” Ramën mocioni i mosbesimit dhe pse socialistët po e stimulojnë këtë tezë (DETAJET)

15:24 | 07/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A e ”shpëton” Ramën mocioni i mosbesimit dhe pse socialistët po e stimulojnë këtë tezë (DETAJET)

Eksponentë të PS-së por edhe disa analistë po artikulojnë tezën e mocionit të mosbesimit. Pas situatës së re të krijuar, ku Lulzim Basha kërkon qeveri teknike dhe Ilir Meta ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje pa opozitën të bën përshtypje pse po stimulohet pikërisht mocioni i mosbesimit si një zgjidhje e re. 

Sot ministri i shkarkuar nga Rama, Ylli Manjani ka deklaruar se i takon opozitës të bëjë mocion mosbesimi dhe Ramës të kërkojë votëbesim, pra mocion besimi, por duket se mocioni i mosbesimit favorizon Ramën: opozita nuk është në Kuvend, megjithse në Kushtetutë nuk përcaktohet se nga duhet të jenë deputetët; nga maxhoranca apo opozita. Po kështu Blendi Fevziu argumenton se nuk duhet një mocion mosbesimi, pasi kjo do e çonte gjendjen në një spirale të panjohur përplasjeje.

Le t’i hedhim një sy Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, për të zbuluar më shumë. A e ”shpëton” Ramën mocioni i mosbesimit?! Me sa duket është parë si një zgjidhje më e volitshme për socialistët që duan të fitojnë kohë, në krahasim me dorëheqjen e menjëhershme dhe hapjen e rrugës për qeverinë teknike.

 Janë dy procese që mund të kryhen me qeverinë: mocioni i besimit dhe mocioni i mosbesimit. Pikërisht mocionin e besimit e ka të drejtë ta paraqesë vetëm kryeministri.

I BESIMIT: Neni 104

  1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.
  2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.
  3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.

I MOSBESIMIT: Neni 105

  1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
  2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
  3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.  (V.G/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1521″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Pas

Rama nga Apollonia: Debati për qeverinë teknike nuk ka lidhje me zgjedhjet

Para

Elhaida Dani guxon me fustan seksi, “fajin” për të e ka mami sepse…

Para
Elhaida Dani guxon me fustan seksi, “fajin” për të e ka mami sepse…

Elhaida Dani guxon me fustan seksi, “fajin” për të e ka mami sepse…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.