10:36 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’A e tradhëton gruan?”, përgjigjet Imami Elvis Naçi dhe jep versionin e tij për videon që u bë virale

13:45 | 03/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’A e tradhëton gruan?”, përgjigjet Imami Elvis Naçi dhe jep versionin e tij për videon që u bë virale

Prej javësh imami Elvis Naçi është vendosur në qendër të polemikave të rrjeteve sociale për shkak një video që është bërë virale, ku mes fjalëve ai shprehej se gratë duhet të mbajnë veten në mënyrë që burrat të mos i tradhëtojnë.

I ftuar në ‘’Pasdite në Top Channel” përballë të tjerë personazheve ai ka dhënë sqarimet e tij në lidhje me rastin, duke u shprehur se video është prerë dhe nëse shihet deri në fund, ai tregon se të njëjtin kumtim ka mbajtur dhe për meshkujt.

Mes eksperiencave personale, mendimeve, studimeve dhe kundërshtimeve Dasara Karaiskaj, Marin Orhanasi, Alda Bida dhe Gëzim Tushi, krijuan një panel vërtetë mjaft të debatueshëm.

“Ne si predikues na takon të japim modelin më të mirë. Esencialisht kam dashur të them që një bashkëshort dhe bashkëshorte duhet të mos bëhen monotonë për njërti-tjetrin. U jam drejtuar edhe meshkujve që të pastrohen dhe të rregullohen jo vetëm jashtë por edhe kur kthehen në shtëpi. Ta joshin njëri-tjetrin sa kanë mundësi.

 Po humbi joshja, ajo familje është në rrezik divorci. Kriteri bazë është që gruaja të mundohet të jetë sa më shumë joshëse. Por meshkujt kanë kritere të ndryshme. Jam sulmuar për atë që thashë lidhur me peshën 150 kilogramë të femrës, por e kam thënë në mënyrë metaforike sepse unë s’kam parë 150 kg femër. Kjo është nxjerrje nga konteksti ne flasim në tërësinë e vet”, u shpreh Naçi ndër të tjera.

“Pastërtia, bukuria vlen dhe për mashkullin dhe për femrën. Tradhtia është një nga mëktet më të mëdha. Mos lejoni që marrëdhenia të shkojë drejt tradhtisë. E kam thënë për të dy. Ne s’kemi studime kush tradhtion më shumë unë mendoj se s’ka dallim. Tradhojnë të dy”, vijoi më tej imami.

Sa i përket pyetjes se a kishin tradhëtuar të pranishmit bërë nga moderatorja Jonida Shehu imami Naçi u shpreh ‘’jo”.

“Nëse është pyetja për tradhti, jo. Por sipas fesë islame, mëkat është vetëm ajo që bën dhe ajo që mendon. Dy gjëra e mbajnë afatgjatë një martesë: çift i hapur. Sepse kështu kuptojnë më shumë njëri-tjetrin”, u përgjigj Elisi.

E sigurisht që kjo është një temë që përherë ka hapur dhe do të hap debat, sa kohë që përfshihen dhe ligjërimet me konotacion fetarë. Për më shumë ndiqni videon e plotë të emisionit.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

Etiketa: debatiElvis Naçiimami
Pas

Denoncimi te Berisha: Çunat e krimit kanë dërguar jashtë vendit vrasësin, Suel Çelën

Para

Ç’do ndodh me Barçën? Presidenti: Momente të vështira, mund të aplikohet për të luajtur në një ligë tjetër

Para
Ç’do ndodh me Barçën? Presidenti: Momente të vështira, mund të aplikohet për të luajtur në një ligë tjetër

Ç’do ndodh me Barçën? Presidenti: Momente të vështira, mund të aplikohet për të luajtur në një ligë tjetër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Mbytën me tel kryefamiljarin Anesti Rama, Gjykata jep sot masat për nënë e bijë dhe mikun e tyre!

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Koçiu: Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrave

Zbardhen dy grabitje në Kavajë, përfundojnë në pranga dy persona

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.