17:32 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A është ndarë Viola nga i dashuri më i ri se vetja? Nga jeta e luksit, te dëshira për t’u larguar nga Shqipëria

13:50 | 18/08/2018
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
A është ndarë Viola nga i dashuri më i ri se vetja? Nga jeta e luksit, te dëshira për t’u larguar nga Shqipëria

Një histori tepër e përfolur nga mediat shqiptare dhe jo vetëm, mund të themi se ishte lidhja e moderatores Viola Spiro dhe Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar nga policia hollandeze. Menjëherë pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku Selaj qëndroi rreth 20 javë, çifti rifilluan lidhjen.

Pasi u la i lirë nga Prokuroria e Holandës, çifti u pa duke festuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut në prill të 2018-s. E as një muaj nga lirimi nga paraburgimi, Selaj së bashku me moderatoren Viola Spiro filluan zyrtarisht pushimet. Në postimet e fundit në “Instagram”, moderatorja ndante me ndjekësit foto nga udhëtimet e shtrenjta në Turqi.

Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila prej vitesh ishte e lidhur ngushtë me këtë punë në televizion, së bashku me motrën e saj Petrula, nuk hezitonte ta ekspozonte standardin e jetës, atë të një pasanikeje të vërtetë. Kështu, një muaj nga lënia në gjendje të lirë e të dashurit të saj Valentin Selaj, gazetarja e sportit e braktisi Tiranën herë pas here për të shijuar botën në vendet e klasit të parë. Nëse i hidhni një sy “Instagramit” të saj, pas një stopimi të shkurtër postimesh (që përkoi me kohën kur i dashuri i zemrës ishte në arrest), pas lirimit të tij, ajo përditësonte profilin zyrtar me foto nga qendrat tregtare të luksit e deri te restorantet, ku fatura e një darke mund të jetë e majme. Prezantuesja e sportit iu rikthye pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të partnerit, me të cilin dukej se kishte një lidhje të fortë dashurie.

Ajo e nisi verën me pushimet në jug, krah të dashurit, dhe u rikthye sërish atje, kësaj herë pranë nënës së saj. Kujtojmë që Viola kaloi pesë muaj të vështirë në jetën private që nga ndalimi i të dashurit, Valentin Selajt në Holandë. Para pak muajsh, ai fitoi lirinë dhe ata u fotografuan sërish çift, dëshmi kjo se lidhja e tyre ishte më e fortë tani pas sprovës që kaloi. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Ndërkohë, pas mbylljes së Kampionatit Botëror, ku Viola shfaqej përditë në ekran me të ftuar që komentonin ndeshjet, me sa duket Viola po nis një etapë të re në jetën e saj private.

Siç shihet, gjërat me të dashurin pak më të ri në moshë nuk kanë shkuar si duhet dhe ajo ka vendosur të braktisë Shqipërinë për një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ PANORAMA PLUS

 

Pas

EMRI/ Ishte dënuar me 6 vite burg për “vjedhje me dhunë”, arrestohet 28-vjeçari në Tepelenë

Para

Carlo Ancelotti debuton në një derbi shqiptarësh: Kam shumë emocione, nuk do të jetë e lehtë

Para
Carlo Ancelotti debuton në një derbi shqiptarësh: Kam shumë emocione, nuk do të jetë e lehtë

Carlo Ancelotti debuton në një derbi shqiptarësh: Kam shumë emocione, nuk do të jetë e lehtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritet kërkesa për shërbime mjekësore në Shëngjin, qendra verore shëndetësore në gatishmëri të plotë

Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM kërkon rishqyrtim të votave në qarkun e Vlorës dhe Beratit

“11 maji”/ Debat në Komisionin e Integrimit, replika mes Tabakut dhe Kodhelit

Trump për WSJ: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë pozitive për tregjet

Natë e zezë në Teheran, media shtetërore: Mbi 70 të vrarë nga bombardimet izraelite

Të hënën seancë plenare në Kuvend, ja për çfarë do të diskutojnë deputetët

‘Trafiku më shpëtoi’, studentja i shpëton fluturimit fatal të Air India vetëm për 10 minuta

Sulmi izraelit ndaj Iranit/ Reagojnë liderët ndërkombëtarë

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.