23:57 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A është normale të kesh qime në gjoks?

21:12 | 08/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
A është normale të kesh qime në gjoks?

Kur vë re për herë të parë disa qime të trasha përreth thithkës, është normale që të të kaplojnë një sërë emocionesh dhe të të vijnë ndërmend një sërë pyetjesh (pse, si, kur?)

A është normale?! Pyetja që i shqetëson shumicën prej vajzave dhe grave. Sipas ekspertëve, të pasurit qime përreth thithkave është diçka krejt normale. Mendojeni në këtë mënyrë: Keni qime në të gjithë trupin, prandaj nuk bën përjashtim as gjoksi.

Thuajse të gjitha femrat kanë qime në gjoks

Qimet shpesh shfaqen në areolë, pjesa e pigmentuar që rrethon thithkën, dhe pjesën tjetër të gjoksit.

Ka disa faktorë që përcaktojnë sa shumë apo pak qime keni në gjoks. Ashtu si me çdo pjesë të trupit, edhe qimet në gjoks mund të ndryshojnë në sasi, trashësi dhe ngjyrë nga njëri person tek tjetri. Ashtu si me qimet në pjesën pubike, gjithashtu mund të ndryshojnë nga qimet në pjesë të tjera të trupit.

Mund të vëreni më shumë qime përreth thithkave nëse keni luhatje të niveleve të hormoneve, si gjatë shtatzënisë, për shembull. Rritja e shumtë  e qimeve në gjoks (më shumë se normalisht) mund të jetë shenjë edhe e sindromës së vezores policistike, që shkakton gjithashtu rritje të shumtë të qimeve në fytyrë dhe trup. Kjo ndodh për shkak të luhatjes së niveleve të hormoneve mashkullore, si testosteroni, që është karakteristik i sindromës së vezores policistike.

Duhet të keni parasysh se nëse nuk shfaqet asnjë simptomë tjetër, shfaqja e qimeve përreth gjoksit nuk paralajmëron për sindromë të vezores policistike. Por, nëse ndodh e kundërta, ku përveç shfaqjes më shumë se zakonisht të qimeve përreth gjoksit dhe në fytyrë, vëreni edhe simptoma të tjera, si akne, çrregullime të ciklit menstrual etj, duhet të bëni një vizitë mjekësore.

Qimet në gjoks mund t’i hiqni lehtësisht me një piskatore të pastër.

Etiketa: qime ne gjoks
Pas

Mbërrin në Shqipëri Izet Haxhia, ja fotoja e parë në ambientet e komisariatit

Para

Provoje dhe ti, testi i thjeshtë i njerëzve më të zgjuar në botë

Para
Provoje dhe ti, testi i thjeshtë i njerëzve më të zgjuar në botë

Provoje dhe ti, testi i thjeshtë i njerëzve më të zgjuar në botë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.