Ministri i Brendshëm Sandëer Lleshaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Open, ku komentoi zhvillimin e operacionit më të fundit, Forca e Ligjit. Ai u pyet nëse janë të prekur Kajmaku, Roshi, Tahiri, nga OFL?
Në përgjigjen e tij Lleshaj tha se çdo person që është proceduar do të jetë pjesë e kësaj liste.
Lleshaj: Nëse një person ka qenë i proceduar deri në ditën që ka hyrë ky ligj është në listë.
Nuk u kam bërë analizën këtyre nëse janë të dënuar apo të proceduar për trafik janë në këtë listë.
Tahiri është proceduar për trafik ndërkombëtar droge, por gjithsesi akoma nuk dihet nëse është i prekur apo jo.
Emri i tij është lakuar disa herë në ditët e fundit dhe nga Partia Demokratike, për të thënë se në rast se qeveria e ka seriozisht me OFL-në, operacioni duhet të niste pikërisht me pasurinë e Tahirit, që ditët e fundit ka punësuar një kompani lobuese, për ti pastruar imazhin në SHBA.