Thashemet se babai i vërtetë i vogëlushes së Kylie-t mund të jetë Tyga nuk kanë pushuar.
Edhe pse emri i Travis Scott është në certifikatën e lindjes së Stormi përsëri nuk kanë munguar zërat e dyshimeve se Tyga është babi i vërtetë i Stormit.
Ka qenë pikërisht Kris Jenner, mamaja e Kylie-t e cila ka vendosur t’I japë fund thashethemeve.
E ftuar në programin radiofonik të Kyle dhe Jackie O të dielën mamaja e Kylie Jenner i ka mohuar definitivisht zërat.
“Kur pashë zymtësinë e Tyga-s duke u bërë palë me zërat se ndoshta ai ishte babai i vërtetë, mendova oh Zot kjo çështje do të kthehet në një rëmujë të vërtete.
Ishte njësoj si ti referoheshe një screenshoti të fshirë me lajmin e shtatzënisë së Kylie-t ku Tyga komentone , Zot jo ai është fëmija im.
Oh jo, jo, jo mendova kjo është thjesht një mënyrë e të bërit biznes në internet, të njëjta zhurma pas asgjë reale,”- është shprehur Kris.
(F.M/Faxweb)