Ish-kryeministri Sali Berisha, nëse do të kishte qenë në vendin e presidentit Meta, do ta kishte shpërndarë Kuvendin. Sipas Berishës Kuvendi po vepron në shkelje me Kushtetutën e cila parashikon që të ketë 140 deputetë dhe jo 122 saç ka momentalisht.
“Absolutisht do ta kisha shpërndarë këtë Kuvend, nuk mund të mblidhej kurrë ky Kuvend pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, është në shkelje të hapur të Kushtetutës, pasi duhet të ketë 140 deputetë, duhej mbyllur dera që në Shtatorin e kaluar”, u shpreh Berisha.
E megjithë deklaratën e tij të fortë, Berisha pranoi se presidenti është vënë nën një presion të madh politik, dhe vetë atij nuk i takonte që të fliste me ‘’sikur’’.
Takimi mes Berishës dhe Metës zgjati për rreth 30 minuta, ku u diskutua mbi situatën e Reformës në Drejtësi, dhe me krizën e zgjatur politike në vendin tonë.
Berisha, pas takimit ka akuzuar gjykatësin Ardian Dvorani, se është i vetmi në historinë e Shqipërisë që është gjyqtar dhe njëkohësisht merr pjesë në mbledhjen e Partisë Socialiste. Berisha u shpreh se Dvorani ka mbajtur peng për dy vite me radhë Reformën në Drejtësi.
“Presidenti në një përpjekje të jashtëzakonshme po mbron Reformën që është e falimentuar derimë tani”, tha Berisha.
“Në këtë takim me presidentin e Republikës u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së vendit.
Tani është një moment kyc dhe vendimtar, për cdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj këtu se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se cdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi se sa integrimin në BE.
Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të neveritshme kapien e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.
Kush ka dyshimin më të vogël i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i radar ndrikullës që është aty në kundërshtim me kushtetutën se ajo kërkon që të jetë magjistrat dhe është aty vetëm për ti shërbyer si skllav Edi Ramës.
Kush dyshon në këtë që them i bëj vetëm, një pyetje shqiptarë dhe të huaj a mund të na thoni në 320 gjykatës cili gjykatës në historinë 30 vjecare të këtij vendi ka shkelur në mbledhjet partiake, të PS apo PD, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani në mbledhjet e PS.
Ky gjykatës militant, është bllokuar reforma dy vite me radhë, integrimi se kush nuk voton një vend që s’ka gjykatë të lartë e GJK, kjo është baraz me zero shtet ligjior, ata që i vranë këtij vend e shkatërruan GJK e lanë vendin pa shtet ligjor dhe ky është Rama.
E mbajtën peng deri sa nxorën Dvoranin në krye”, tha Berisha në deklaratën e tij.
(E.K/Faxweb.al)